Një tërmet me magnitudë 4.6 , 34 km në juglindje të Zagrebit, Kroaci, njoftoi Qendra Gjermane e Kërkimeve për Gjeoshkencat.

Tërmeti kishte thellësi  prej 10 km me epiqendër afër Zagrebit.  Raportohet se tërmeti është ndjerë herët në mëngjes, në orën  5:37 me orën lokale.

Më vonë u tha se magnituda është më e vogël se 4.6  e shkallës Rihter.

Tërmeti u ndie nga shumë njerëz në zonën e epiqendrës. Nuk ka shkaktuar dëme të rënda, përveç objekteve që bien nga raftet, xhamat e thyer, etj. Lëkundje të dobëta janë ndjerë në Sesvete, që ndodhet 34 km nga epiqendra, Donji grad, 34 km larg, Zagreb (pop. 699,000) 34 km larg, Stenjevec, 37 km larg , Zapresic, 45 km larg, dhe Samobor, 45 km larg.

Top Channel