Rama nxjerr pamjet: Kantieri i mushkërisë së re të Durrësit, shëmbëlltyrë e bukur e Ekoparkut nesër
03/03/2021 08:46
Kryeministri i vendit, Edi Rama, e ka nisur mëngjesin e kësaj të mërkure me një postim në “Facebook”, ku tregon pamje të nga kantieri i ndërtimit të ekoparkut të Durrësit.
Teksa sjellë në kujtesë se si ka qenë më parë ku vend, që përdorej si vendgrumbullim i mbetjeve në Durrës, Rama thekson se ky është kantieri i mushkërisë së re të këtij qyteti.
“MIRËMËNGJES dhe me gangrenën e frikshme të Durrësit dje, kantierin e mushkërisë së re të qytetit sot dhe shembëlltyrën e bukur të Ekoparkut nesër, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Kryeministri bashkangjitur videos të postuar në “Facebook”.
Top Channel