Albin Kurti fushatë në Shqipëri/ Vjen të mbështesë tre kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosja

03/03/2021 15:04

Lëvizja Vetëvendosje, dega e Shqipërisë, do të ketë 3 kandidatë në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit, që do të mbahen në vendin tonë.

Ato do të garojnë në qarqet e Tiranës, Lezhës dhe Gjirokastrës. Kandidati për kryeministër në Kosovë, Albin Kurti, njëkohësisht kreu I Lëvizjes Vetëvendosje, nuk ka humbur kohë, por menjëherë pas fitores në zgjedhjet e mbajtura në 14 shkurt, ka ardhur në Shqipëri për të bërë fushatë për 3 kaknidatët.

Albin Kurti: Për Boiken Abazin mund të them që është një qytetar i pakorruptuar. Boiken Abazi as nuk shitet, as nuk blihet.

Boiken Abazi: Si qytetar dhe aktivist nga Shqipëria kemi kontribuar dhe jemi angazhuar vazhdimisht edhe ne për ndryshimet në Kosovë. Tani është momenti që edhe Kosova, edhe zoti Albin Kurti, të na mbështesë në ndryshimet e Shqipërisë.

Albin Kurti: Unë do të kem marrëdhëniet më të mira, që ka patur ndonjë kryeministër me Tiranën zyrtare, në Kosovën e pasluftës, por mbase jo vetëm aq.

Qytetarët: Albin Kurti ka ardhur në Tiranë për fushatë, por ne s’po na dalin tanët. Kemi 100 parti në Shqipëri.

Shqiptarë jemi të dyja palët, shumë mirë që kandidojnë. Ata janë të suksesshëm në Kosovë, pse jo edhe në Shqipëri.

I rregulloi punët andej ai, dhe po vjen të na rregullojë edhe ne. Ai nuk është bërë akoma kryeministër.

Ky është më i miri nga të gjithë, artist, i ka dhënë provat. Ka ngrënë burgun e Serbit ai. Këta tanët janë burracakë.

Kështu thonë të gjithë kundër korrupsionit, por kur marrin pushtetin korruptohen keq fare.

Shumë mirë bën, miku pritet me bukë e kripë. Shqipëri – Kosovë jemi një.

Top Channel