Covid mbyll Gjykatën e Pogradecit/ Sot u bllokua edhe puna e prokurorisë për shkak të infektimeve

03/03/2021 15:26

Mbyllje e njëpasnjëshme e disa institucioneve në Pogradec dhe ndërprerje e disa shërbimeve është shënuar në Pogradec si pasoje e për hapjes së infektimeve nga koronavirusi tek punonjësit e administratës.

Pas gjykatës ku rezultuan të prekur 3 gjyqtarë dhe 4 sekretarë, është mbyllur edhe Prokuroria e Rrethit Gjyqësor të Pogradecit. Shkak është bërë dalja pozitive me Covid-19 e drejtueses së kësaj Prokurorie dhe më pas edhe të dy punonjësve të tjerë.

Në këto kushte edhe punonjësve të tjerë iu është kërkuar vetëkarantinimi, duke lënë kështu prokurorinë pa asnjë lloj shërbimi.

Sipas të dhënave gjatë periudhës së karantinimit të prokuroreve dhe sekretarëve  për masat e sigurisë do të delegohet një prokuror dhe një sekretar nga prokuroria e Korçës.

Sakaq pak dite me parë rezultuan edhe zyrtarët më të lartë të Bashkisë Pogradec mes të cilëve 3 nënkryetarët dhe 4 drejtorë të drejtorive kryesore. Raste të shumta me Covid janë konstatuar edhe në spitalin e Pogradecit mes të cilëve 6 mjekë specialist.

Mungesa e stafit si pasoje e valës së infektimeve  ka ulur shërbimet në Bashkinë e Pogradecit si dhe vizitat në spitalin e këtij qyteti.

Top Channel