Shpërthimi i qëllimshëm godet qendrën e testimeve Covid-19 në Holandë (fotot)

03/03/2021 16:34

Një qendër testimi e koronavirusit është goditur sot nga një shpërthim i qëllimshëm në një qytezë të Holandës.

Policia tha se shpërthimi në dukje i qëllimshëm, ndodhi në Bovenkarspel, në veri të Amsterdamit, por asnjë nuk u plagos.

Shpërthimi ndodhi në impjantin e testimit në Bovenkarspel në ora 6.55 të mëngjesit para se qendra të hapej.

Autoritetet thanë se bomba ishte artizanale, dhe mbetjet e mjetit eksploziv u gjetën në hyrje të ndërtesës.

Zëdhënsi i policisë Menno Hartenberg tha se mjeti “ishte vendosur aty”.

“Ne nuk e dimë me saktësi se çfarë ishte mjeti që shpërtheu, kjo do të hetohet nga ekspertët. Por nuk duket se ka qenë një aksident”.

Oficerët kanë rrethuar zonën e shëprthimit, 35 milje në veri të kryeqytetit Amsterdam por ende nuk kanë bërë asnjë arrestim.

Qendra e testimeve ishte hapur në nëntor dhe mund të kryejë deri në 800 teste në ditë.

Incidenti vjen pak para zgjedhjeve kombëtare të 17 marsit, të cilat konsiderohen si një referendum për qeverinë holandeze mbi mënyrën e përballimit të krizës së pandemisë.

Rajoni ku ndodhi shpërthimi deklaron se ka aktualisht 181 raste koronavirusi për çdo 100,000 banore, në krahasim me 27 raste për çdo 100,000 banorë mesatarisht në vend.

Holanda aktualisht zbaton orën policore nga 21.00 deri në 05.30.

FOTO GALERI
1/3
Shpërthimi i qëllimshëm ndodhi në Bovenkarspel, në veri të Amsterdamit

Top Channel