Tritol biznesmenit në Kamëz, i dyshuari Enver Jakimi flet për “Shqipëria live”: Nuk jam unë personi që kërkohet

03/03/2021 15:00

Qytetari Enver Jakimi flet në një lidhje direkte nga Italia dhe thotë se ka ndodhur një keqkuptim.

Sipas saj, është një person tjetër me emër dhe mbiemër të njëjtë që dyshohet si i përfshirë në ngjarjen e Kamzës por disa media kanë vendosur emrin e tij.

Të afërmit më njoftuan, më thanë që emri qarkullon në mediat shqiptare, edhe foto.  Nuk e dija që është dikush me emër mbiemër të njëjtë. Unë jam Enver Sali Jakimi,  kam tre vite në Itali, nuk kam qenë në Shqipëri, familja ime është e shqetësuar”.

Ai thotë se një tjetër keqkuptim i ka ndodhur edhe në Itali. “në vitin 2016, Jam arrestuar në Napoli, u akuzova për grabitje me dhunë, por më vonë u verifikua që ata kishin ngatërruar perosn, unë nuk kisha asnjë lidhje me ngjarjen”.

Keqkuptimi lidhet me ngjarjen e  9 shkurtit. Biznesmeni Gjon Mena, doli nga shtëpia e tij për të hapur makinën me pult, kur automjeti shpërtheu  nga krahu i shoferit dhe ai mbeti i plagosur lehtë në këmbë.

Top Channel