Kur domatja s’të jep më fitim/ Si e ndryshoi pandemia investimin e fermerit në Fier

03/03/2021 15:36

Alush Hyseni është ndër të paktët fermerë që kultivon domate në sera në fshatin Frakull e Vogël. Ai ka një sipërfaqe prej një hektar të mbjellë kryesisht me domate dhe kastravecë.

Ndonëse është viti i tretë që familjarisht i përkushtohet prodhimit të domates në sera, ai është i pakënaqur me çmimin e shitjes. Kostoja e prodhimit është e lartë, pasi për 15 mijë fidanë domate dhe 3 mijë fidanë kastravecë ka investuar 460 mijë lekë të reja, ndërsa pesticidet dhe karburanti kushtojnë 400 mijë lekë të reja, pa llogaritur krahun e punës.

Ndërkohë çmimi i domates është vetëm 80 lekë kg në fillim të sezonit dhe 15 lekë në përfundim të tij.

Sipas fermerit kjo gjendje është krijuar edhe për shkak të pandemisë së covid 19. Ai kërkon nga shteti standartizimin e cmimeve dhe përcaktimin e tregjeve për shitjen e prodhimeve bujqësore.

Top Channel