Fluksi i shtuar lëvizjesh në pikën kufitare të Morinit, në 12 orë regjistrohen mbi 41 mijë hyrje
Ariola Sakollari (Gjeçi). Vajza nga Berati që priste të martohej së shpejti humbi jetën në Spitalin “Shefqet Ndroqi” ku ishte në intubim.
Një lajm i trishtë ishte për qytetin e Beratit humbja e jetës në lulen e rinisë të një 27-vjeçareje nga lagjia “Donika Kastrioti”. Ariola Sakollari (Gjeçi) u prek nga Coronavirusi 3-javë më parë dhe fillimisht u shtrua në Repartin Covid-19 në Spitalin Rajonal të Beratit.
Për shkak të përkeqësimit të gjendjes së saj shëndetësore,e reja u dërgua në spitalin Covid “Shefqet Ndroqi” në Tiranë,ku prej disa ditësh ndodhej në intubim.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve për ta shpëtuar 27-vjeçarja gjeti vdekjen pasditen e djeshme në këtë spital. Ditë zie ka qënë kjo e sotmja,jo vetëm për familjarët e Ariolën që e përcollën për në banesën e fundit por edhe për të gjithë miqtë e ata që e njihnin dhe e donin.
27-vjeçarja që nuk vuante nga sëmundje të tjera shoqëruese priste të martohej së shpejti por virusi vdekjeprurës e ndau nga i fejuari dhe familja e saj në lulen e rinisë.
Top Channel