Miliarderi kërkon “shokë”: Kush vjen me mua për një udhëtim në hënë?

03/03/2021 13:17

Miliarderi japonez, Yusaku Maezawa ka ftuar tetë anëtarë kushdo qofshin nga publiku që të bashkohen me të për një udhëtim rreth hënës në fluturimin e Elon Musk në SpaceX.

Dua që më mua në këtë udhëtim të bashkohen njerëz të të gjitha shtresave”, u shpreh ai përmes një videoje në Twitter, ku ndau dhe detaje mbi mënyrën e aplikimit. Maezawa tha se do të paguajë ai për të gjithë udhëtimin, ndaj personat që do të jenë në bord me të, do të fluturojnë falas.

Misioni, i quajtur DearMoon, është planifikuar të niset në 2023. Aplikantët duhet të plotësojnë dy kritere: ata duhet të përparojnë në “çfarëdolloj aktiviteti” me të cilin të ndihmojnë të tjerët dhe shoqërojnë në në formë apo një tjetër, dhe së dyti, të jenë gatshëm të mbështesin anëtarët e tjerë të ekuipazhit që ndajnë aspirata të ngjashme”.

I kam blerë të gjithë vendet  kështu që do të jetë një udhëtim privat“, tha manjati i modës. Maezawa, që është dhe koleksionist arti, sqaroi se fillimisht kishte në plan të ftonte artistë në këtë udhëtim të rrallë, por projekti i rishikuar tani këtë mundësi ua ofron njerëzve të ndryshëm nga i gjithë globi.

Nëse e shihni veten si artist, atëherë i tillë jeni”, u shpreh miliarderi. Misioni i 2023-shit do të jetë i pari që do të çojë njerëz në satelitin e vetëm hapësinor të Tokës që prej vitit 1972.

 

Top Channel