Biden për vaksinat: Në fund të majit, mjaftueshëm për të gjithë

03/03/2021 13:22

Deri në fund të majit, Shtetet e Bashkuara do të kenë mjaftueshëm vaksina për të gjithë deklaroi presidenti Joe Biden, duke dhënë kështu një afat që është dy muaj më herët nga sa parashikohej.

Një lëvizje e tillë u arrit falë ndërhyrjes së prodhuesit të ilaçeve Merck & Co, i cili njoftoi se  do të ndihmojë në prodhimin e vaksinës së kompanisë rivale Johnson & Johnson.

E mësova kur mora detyrën se Johnson & Johnson ishte prapa në prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinës së saj dhe kishte prodhuar vetëm 3.9 milionë doza përpara marrjes së autorizimit për përdorim urgjent të vaksinës së saj të shtunën. Kompania ka premtuar të prodhojë 100 milion doza deri në fund të qershorit. Ekipi im ka punuar shumë për të përshpejtuar këtë përpjekje”, thotë Biden.

Njoftimi vjen ndërsa Shtëpia e Bardhë vazhdon përpjekjet për të përshpejtuar prodhimin e vaksinës me një dozë të vetme të kompanisë Johnson & Johnson. Administrata e Presidentit Biden po përpiqet gjithashtu që të përshpejtojë planet e vendit për të arritur “imunitetin e turmës” dhe rikthimin e normalitetit pas pandemisë.Ndihma nga kompania Merck pritet të ndihmojë kompaninë J&J të përmbushë angazhimet e saj të prodhimit dhe të zgjerojë furnizimin edhe më tej, por administrata nuk dha menjëherë hollësi të mëtejshme për këtë.

Top Channel