Nëna Kadire është 91 vjeç nga qyteti i Kukësit. Mëngjesi i sotëm ishte ndryshe për të, kur e shoqëruar nga e bija dhe mbesa iu afrua stadiumit Air Albania.

Ajo pranoi që të shoqërohej nga kamera e “Top Channel” gjatë gjithë procesit të vaksinimit dhe mes shumë pyetjesh të saj, stafi i urgjencës u afrua për ta marrë në një karrige me rrota e ta shoqëronin deri në zonën ku do të vaksinohej. Edhe pse një grua në moshe ajo nuk e fshihte dot frikën që ndjente.

Nëna Kadire mori dozën e vaksinës Pfizer për t’u mbrojtur nga Covid 19.

Procesi i vaksinimit në Air Albania nis që në orën 9 në mëngjes e shkon drejt mbylljes së një dite normale rreth orës 13:00. Aktualisht veç mjekeve vaksinohen dhe të moshuarit ndërsa në mes të këtij muaji pritet të nisë dhe vaksinimi i mësuesve ashtu siç ka bërë me dije Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Nëna Kadire, pasi priti 20 minuta u largua për të pushuar në shtëpi, e lumtur ashtu si shumë të moshuar të cilët ndihen më të sigurt përballe Covid 19 nga vaksinimi.

Top Channel