Foto ilustruese

Një këmbësor është përplasur nga një mjet i llojit “trailer” pranë kryqëzimit të Cërrikut në Elbasan.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:00, në unazën e qytetit Elbasan,  pranë Kryqëzimit të Cërrikut, shtetasi V.M., 55 vjeç, banues në Maliq, Korçë, duke drejtuar mjetin trailer , ka plagosur shtetasin R.Z., 62 vjeç, i cili ishte këmbësor dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Top Channel