“Serbia ta njohë Kosovën”, kryeministri Albin Kurti mesazh nga Parisi drejtuesve të ardhshëm në Beograd
Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani po qëndron në vizitë zyrtare të Zvicër. Osmani ka takuar përfaqësuesin e Ueil Leuenberger nga Partia e Gjelbër në Zvicrës për të cilin thotë të jenë dakorduar të vazhdojnë bashkëpunimin dhe se ka falënderuar për atë për mbështetjen që u ka dhënë shqiptarëve në kohët të vështira.
Osmani madje thotë se “Miqtë e mirë mbahen gjithmonë pranë”.
“Miqtë e mirë mbahen gjithmonë pranë. Ueli Leuenberger, nga Partia e Gjelbër në Zvicër, i doli në ndihmë mërgatës sonë në Zvicër me nismën e tij për integrimin e tyre në shoqërinë zvicerane, me ç’rast themeloi Universitetin Popullor Shqiptar. z. Leuenberger u angazhua kaq shumë për të ndihmuar shqiptarët kur pak njerëz besonin në potencialin tonë, e vazhdon të besojë fuqishëm se mundësitë më të mira dhe sukseset më të mëdha i kemi përpara.
Në këtë frymë edhe u dakorduam të kultivojmë tutje bashkëpunimin tonë e unë kisha kënaqësinë që ta falënderojë atë në emër të qytetarëve të Kosovës për mbështetjen e pakursyer që u dha shqiptarëve në kohët më të vështira”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.
Top Channel