Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Fifi ka postuar foto me ish-konkurrentin e Për’Puthen fajton Kuqari.

Nuk dihet nëse ata janë pjesë e një projekti të përbashkët muzikor, apo pjesë e një seti fotografik.

Nuk dihet ende se çfarë po ndodh mes tyre, ndërsa këngëtarja nuk ka dhënë asnjë detaj. Të dy duke qeshur në krevat ata duken shumë të lumtur.

“Kaniher e bëj mik idiotësinë…po para teje dreqi ikë e bëhem kanarinë!”, ka shkruar Fifi në mbishkrimin e fotografisë.

Kujtojmë se një fotografi e Fifit në spital u publikua pak ditë më parë, duke nënkuptuar se do të ketë një projekt mes tyre.

Kënga e fundit që Fifi ka sjell për fansat është bashkëpunimi me Bardhin dhe DJ Gimin, të titulluar “Du and Ich”.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel