E quajti Kurtin anti amerikan/ Vetëvendosje i përgjigjet Richard Grenell-it 

03/03/2021 13:31

Ish-këshilltarja e Albin Kurtit, Fëllanza Podrimja, ka reaguar në Twitter pas komenteve të ish të të dërguarit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i cili e quajti kreun e VV një anti-amerikan.

Rregulla nr. 2: kur Richard Grenell flet keq për ju, ju jeni në rrugën e duhur”, ka shkruar ajo, duke iu kundërpërgjigjur mesazhit të tij në Twitter, ku thuhej se Albin Kurti ka qenë kundër politikave amerikane të sugjeruara nga ish-presidentët amerikanë si Bill Clinton, Barack Obama dhe Donald Trump dhe ekipi i presidentit amerikan Joe Biden, duhet ta ndalojë këtë gjë.

Komentet e tij, Grenell i bëri teksa shpërndau një artikull të së përditshmes izraelite Haaretz, ku duke iu referuar takimit të Kurtit me ambasadorin turk në Prishtinë Çağri Sakar, thuhej se nën presionin e Ankarasë, Kosova mund të ndryshojë vendimin për të hapur ambasadën e saj në Jerusalem.

Hapja e ambasadës është parashikuar me marrëveshjen e 4 shtatorit, kur Kosova dhe Serbia nënshkruan në Shtëpinë e Bardhë dy dokumente për normalizimin e raporteve ekonomike, në prani të presidentit të atëhershëm amerikan, Donald Trump. Në atë dokument, nënvizohet njohja e ndërsjellë me Izraelin, ndërsa kërkohet dhe nga Serbia që të zhvendosë ambasadën e saj në Tel Aviv, por një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

Top Channel