Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Vërdovë.

Viktimë ka mbetur shtetasi me inicialet D. L., 32 vjeç i cili drejtonte mjetin tip “Ford” i cili u përplas me mjetin tip “Benz” drejtuar nga shtetasi me iniciale E. Y., 27 vjeç. Policia bën me dije se 27-vjeçari është arrestuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore.

Top Channel