Një 58-vjeçar ka humbur jetën në automjetin e tij, shkak dyshohet të jetë një arrest kardiak.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:20 në zonën e Plazhit në Durrës. Sipas policisë, viktima është shtetasi me iniciale N.L.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimin.

Njoftimi i policisë:

Më datë 03.03.2021, në orën 14:20, në lagjen nr. 2, Durrës, shtetasi N. L., 58 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, ka gjetur vdekjen në automjetin e tij.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel