EMRI+FOTO/ Kush është 31-vjeçari që u qëllua me armë zjarri në Vlorë, djali i një ish punonjësi policie

03/03/2021 15:13
Viktima Tauland Manaj

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e së mërkurës në qytetin e Vlorës në rrugën transballkanike përballë Gjykatës së Apelit ku ka mbetur i vrarë një 31 vjeçar.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se viktima është identifikuar si Tauland Gjikaj (Beqiraj), djali i një ish punonjësi policie me precedent të mëparshëm penal. Autori ka zbritur nga një makinë me xhama të zi dhe ka qëlluar mbi 31 vjeçarin i cili ka humbur jetën.

Personi që ka ndërruar jetë ka pasur me vete një pistoletë, thonë banorët. Viktima ka qëndruar më shumë se 5 minuta i shtrirë në rrugë dhe është marrë  nga ambulanca ndërsa ndërroi jetë rrugës për spital pasi nuk i mbijetoi dot plagëve të marra.

Viktima Tauland Gjikaj (Beqiraj)

Pasi ngriti kontrolle në hyrje dhe dalje të qytetit për të bërë të mundur kapjen e autorit, policia ka shoqëruar një person, i cili është identifikuar si Andi Jonuzaj dhe dyshohet se qëlloi për vdekje Gjikajn.

Makina me të cilën po lëvizte Andi Jonuzaj kur u kap

“Më datë 03.03.2021, rreth orës 14:20, në lagjen “Bashkimi”, në afërsi të Gjykatës së Apelit, Vlorë, është qëlluar me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta shtetasi T.Gj., 31 vjec, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin e Vlorës.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendgjarje ku është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbej zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve”, njofton policia.

FOTO GALERI
1/7
Pamje nga vendngjarja

Top Channel