E mërkurë, 05 Maj 2021
09:28
E trishtë/ Aktori i njohur Guljelm Radoja ndërron jetë nga Covid-19

Aktori i njohur Guljelm Radoja ka humbur jetën si pasojë e Covid-19 në moshën 75-vjeçare.

09:25
‘5 Maji’/ Rama poston foton e përmendores për “Dëshmorët e Atdheut”: Respekt përjetësisht

Në Ditën e Dëshmorëve të Kombit, kryeministri Edi Rama, e ka nisur me një urim për ‘5 Majin’ duke publikuar foto të përmendores për dëshmorët.

09:20
Dita e Dëshmorëve/ Ruçi: Përulem me respekt para 28 mijë partizanëve që ranë për pavarësinë e Shqipërisë

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka sot një mesazh me rastin e 5 majit, Ditës së Dëshmorëve të Atdheut.

09:19
Rriten frikshëm çmimet e apartamenteve/ Nela: Ja pse po shtrenjtohen banesat

Kriza e shkaktuar nga pandemia nuk ka prekur sektorin e ndërtimit, sidomos në bregdet dhe në qendër të Tiranës, ku çmimet janë rritur me përkatësisht dyfishim në zonën e parë dhe 16 për qind në të dytën.

09:18
“Mirënjohje të thellë dëshmorëve të çdo epoke”- Meta: Sot është dita e atyre që dhanë jetën për liri

Presidenti Ilir Meta kujton sot Ditën e Dëshmorëve të Atdheut.

08:49
Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian mbërrin sot në Tiranë, pritet të takohet me Ramën dhe Bashën

Ditën e sotme, në orën 10:00 do të mbërrijë në Rinas komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi.

08:29
Avokatët e ish-policit Chauvin që vrau afro-amerikanin George Floyd kërkojnë një gjyq të ri, ja arsyeja

Avokati mbrojtës i ish-oficerit të policisë së Mineapolisit, i shpallur fajtor për vrasjen e afrikano-amerikanit George Floyd ka kërkuar një gjyq të ri, duke thënë se gjykata abuzoi me informacionet e saj në disa pika dhe se vendimi për shpalljen fajtor duhet të hiqet për shkak të sjelljes së papërshtatshme të jurisë, thuhet në një dokument gjykate të dorëzuar të martën.

08:21
Franca mes zërave për grusht shteti! Le Pen: Macron po e çon vendin drejt kaosit, dhunës dhe rënies ekonomike

Parisi po gumëzhin edhe një herë nga zërat lidhur me ambiciet politike të ushtrisë franceze, 60 vite pasi udhëheqësi simbol i Francës Charles de Gaulle ia doli të ndalë një grusht shteti nga gjeneralë të pakënaqur, të zemëruar me vendimin e tij për t’u tërhequr nga Algjeria.

08:15
Varhelyi në Shkup: Bisedimet me BE-në varen nga marrëveshja me Bullgarinë

Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka deklaruar të martën në Shkup se nisja e bisedimeve të anëtarësimit me BE-në varet nga marrëveshja e Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë.

07:51
Blinken në Londër, nënvizon bashkëpunimin me aleatët

Ministrat e Jashtëm nga Grupi i Shtatë vendeve të industrializuara u mblodhën të martën në Londër për takimin e tyre të parë ballë për ballë në më shumë se dy vjet. Ndër çështjet kryesore në rend të ditës ishte Kina, e cila po demonstron një fuqi në rritje: nëse do të sfidohet ajo apo do të joshet drejt bashkëpunimit.

07:19
Rikthehen vranësirat dhe rriten temperaturat, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot me diell në të gjithë territorin, por do të ketë edhe intervale me reshje të izoluara.

07:07
Ligjvënësja republikane Liz Cheney kritikohet për sulmet ndaj zotit Trump

Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve pritet të bëjnë një përpjekje për të hequr ligjvënësen Liz Cheney nga udhëheqja e partisë së tyre për denoncimin e pretendimit të rremë të ish Presidentit Donald Trump se zgjedhjet iu vodhën, thanë për agjencinë e lajmeve Reuters dy burime të republikanëve në Kongres.

07:00
Avokatët e ish-policit Chauvin kërkojnë një gjyq të ri

Avokati mbrojtës i ish-oficerit të policisë së Mineapolisit, i shpallur fajtor për vrasjen e afrikano-amerikanit George Floyd ka kërkuar një gjyq të ri, duke thënë se gjykata abuzoi me informacionet e saj në disa pika dhe se vendimi për shpalljen fajtor duhet të hiqet për shkak të sjelljes së papërshtatshmë të jurisë, thuhet në një dokument gjykate të dorëzuar të martën.

06:32
Njihuni me 6 ushqimet që mbështesin rigjenerimin e qelizave

Natyra gjithmonë na jep mjetet e duhura për të luftuar sëmundjet dhe për të jetuar shëndetshëm. Kështu që gjithçka që duhet të bëni është të konsumoni ushqimet e duhura, të cilat mbështesin rigjenerimin e qelizave. Trupi i njeriut ka aftësi të rigjenerojë veten pas një farë kohe, për shembull lëkura rigjenerohet për 30 ditë, ndërsa qelizat e kuqe të gjakut rigjenerohen për 4 muaj.

06:16
Mungesa e gjumit/ Zbuloni arsyet pse ju shëndosh më shumë se ushqimet

Studime të viteve të fundit kanë zbuluar një lidhje të fortë mes kohëzgjatjes së gjumit dhe shtimit ne peshë. Sipas studimeve, nëse njeriu fle më pak se pesë orë, rrit gjasat e shtimit në peshë.

05:58
Lëngje frutash dhe perimesh që ju mbrojnë nga gripi

Vitamina C është një nga vitaminat më popullore në botë. Ajo ka marrë famë për aftësinë që ka në të luftuarit e të ftohtit dhe forcimin e sistemit imunitar. Duke qenë se vitamina C tretet në ujë dhe organizmi nuk arrin ta prodhojë vetë, njeriu duhet të ushqejë trupin vazhdimisht me këtë vitaminë.

05:41
Pink për luftën me COVID-19: Mendova se mbaruam

Këngëtarja Pink ishte prekur me koronavirus në mars të vitit të kaluar, dhe përveç saj, djali i saj katërvjeçar Jameson ishte gjithashtu i infektuar.

05:30
Spanja zgjat kufizimet antiCOVID-19 për hyrjet nga Brazili dhe Afrika e Jugut

Qeveria spanjolle njoftoi sot zgjatjen e kufizimeve antiCOVID-19 për fluturimet nga Brazili dhe Afrika e Jugut deri më 25 maj, me qëllim kontrollimin e përhapjes së varianteve të koronavirusit të ri.

05:05
Egjipti sekuestron anijen “Ever Given”

Një gjykatë egjiptiane konfirmoi sekuestrimin e anijes “Ever Given”, e cila kohët e fundit bllokoi Kanalin e Suezit dhe refuzoi ankesën e pronarit të anijes.

03:36
“Divorci është mashtrim”/ Nisin teoritë konspirative për çiftin Gates: U ndanë sepse…

Ekstremistët e djathtë, Lëvizja QAnon, kanë ngritur teoritë e tyre konspirative të pabaza edhe përsa i përket divocit të Bill Gates me Melinda Gates.

03:13
Facebook dhe Instagram kërcënojnë: “Nëse nuk na jepni informacionin tuaj do të …

Facebook dhe Instagram kërcënojnë se përdoruesit do të duhet të paguajnë për shërbimet e tyre. Por vetëm nëse përdoruesit nuk lejojnë që aplikacionet e kompanisë t’i ndjekin ato edhe pas instalimit të iOS 14.5 në pajisjet Apple.

02:44
Agjentët e FBI-së qëllojnë një person para selisë qendrore të CIA-s

Një konflikt disaorësh para selisë së Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) në Langley të Virginia-s përfundoi pasi agjentët e FBI-së qëlluan një burrë të hënën në mbrëmje.

02:20
Turqia raporton 28.997 raste të reja me COVID-19

Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar 28.997 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19, përfshirë 2.483 pacientë simptomatikë, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus ka tejkaluar shifrën 4.92 milionë.

01:42
Dy deputetët e Lezhës: Protesta/ Basha: Do të kontestojmë zgjedhjet. Por PD do të rikthehet në shtator në Parlament

Deputetët e rinj të grupit demokrat i kërkuan Lulzim Bashës radikalizim të qëndrimit. Në mbledhjen e parë pas zgjedhjeve të 25 Prillit propozimi për protesta popullore erdhi nga dy akademikët e listës së Lezhës, Mark Marku dhe Agron Gjekmarkaj, të cilët paralelisht me betejën në sallën e Kuvendit kërkuan edhe betejë jashtëparlamentare.

01:21
Miratohen rezultatet e 12 qarqeve/ PD dhe LSI asnjë ankesë, vetëm Vetëvendosje. 5 ditë kohë për ankimim

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve miratoi në mbledhjen e pasdites rezultatet e zgjedhjeve të 25 prillit edhe në 11 qarqet e tjera, pasi Kukësi ishte mbyllur të shtunën.

00:55
Depay vendos për të ardhmen, kërkon shtëpi në Barcelonë

E kërkoi me ngulm verën e kaluar dhe gjatë merkatos së janarit, por nuk arriti ta marrë dot, megjithatë pas një viti vonesë, më në fund Ronaldo Koeman do të ketë sulmuesin e tij të preferuar te Barcelona, holandezin Mephis Depay.

00:27
Zyrtare, Javi Martinez largohet nga Bayerni i Mynihut

Fitoi gjithçka që mund të fitonte te Bayerni, por kur t’i skadojë kontrata në përfundim të sezonit, Javi Martinez do të jetë zyrtarisht i lirë të zgjedhë një destinacion të ri. Ndarjen me futbollistin bask e njoftoi vetë klubi bavarez në faqen e tij zyrtare, duke shprehur mirënjohje të sinqertë për një marrëdhënie të gjatë dhe të frytshme. “Muchas gracias Javi”, është titulli i komunikatës së lamtumirës.

00:20
Champions League/ Manchester City në finale për herë të parë në histori

Asnjë surprizë në gjysmëfinalen e kthimit të Champions League mes Manchecter City-t dhe PSG-së. Skuadra angleze, e drejtuar nga Pep Guardiola, për herë të parë në histori arrin në finalen e kompeticionit më të rëndësishëm për klube. Citizens, që kishin triumfuar 1-2 në Paris, fituan edhe takimin e kthimit në “Etihad” me rezultatin 2-0, pa e vënë më diskutim kualifikimin.

E martë, 04 Maj 2021
23:58
Foto/ “DefenderEurope21”- Nis stërvitja e NATO-s në Shqipëri, Rama poston foto nga eventi

Në Shqipëri organizohet stërvitja më e madhe ushtarake e forcave të NATO-s.

23:34
Top Story/ Skema Malltezi-Fazllic, si përfituan miliona euro nga afera e Porto Romanos

Në shtator të vitit 2005, Lulzim Basha mori detyrën si Ministër i Transporteve në qeverinë Berisha. Në atë periudhë, në Tiranë u kthye nga Kosova Argita Malltezi Berisha. Ajo hapi 3 kompani ligjore me Flutura Kolën, ish-bashkëpunëtoren e saj në UNMIK.

23:29
Top Story/ Pasuria përrallore e Argita Malltezit, manovra për të sistemuar shifrat

Tani, le të shohim pasurinë e deklaruar nga Argita Malltezi në vitin 2005, sapo u kthye nga Kosova. Në listën e gjatë të pasurive, renditen 6 apartamente, 1 vilë në bregdet, 1 dyqan, 3 mijë metër tokë, 2 makina luksoze dhe 7 llogari bankare. Nëse i llogarisim, vlera totale shkon në rreth 750 mijë dollarë.

23:26
Top Story/ A e justifikon Lulzim Basha pasurinë?

Në fillimet e tij në politikë, në vitin 2005, Lulzim Basha tërhoqi vëmendjen për pasurinë e pajustifikuar. Pronat e patundshme, llogaritë bankare dhe sendet e luksit kapnin vlerën e rreth 900 mijë dollarëve. Ai u justifikua me pagën në Gjykatën e Hagës dhe UNMIK.

23:02
Top Story/ Topalli: Marrëveshja miliona euro e Bashës që largoi nga PD themeluesit dhe qëndrestarët

Në vitin 2017, Basha pastroi përfundimisht Partinë Demokratike duke fshirë nga listat e kandidatëve figura me peshë historike brenda selisë blu. Ishte momenti kur ai dhe miqtë e tij morën kontrollin total.

22:57
Top Story/ “Basha, miku i Argitës që garanton kontrollin e PD-së nga familja Berisha”

Basha kishte mbërritur pak më herët në Shqipëri, diku në vitin 2004 dhe ishte ingranuar në PD përmes KOP-it. Shumë shpejt, ai po shndërrohej në njeri me peshë brenda selisë blu, duke eklipsuar senatorët.

22:53
Divorci i Bill dhe Melinda Gates, flet për herë të parë vajza e tyre: Periudhë sfiduese për familjen tonë

Jennifer Gates, vajza e madhe e Bill dhe Melinda Gates, ka folur për herë të parë në lidhje me divorcin e prindërve të saj.

22:52
Top Story/ Sot sundojnë PD –në, avokati tregon për njerëzit e Berishës që braktisën pagat milionëshe për pushtetin

Mes zyrtarëve të tjerë që kanë punuar në UNMIK dhe misionet e tjera të instaluara në Kosovë pas lufte ishin edhe Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, dhe Flutura Kola, që më pas do të ishte ortakja e saj në bizneset e Argitës.

22:47
Top Story/ Avokati i UÇK-së: Basha ndihmës i prokurorit që futi në burg Thaçin, Veselin, Krasniqin etj

Pas studimeve, Basha punoi si përkthyes në Gjykatën për Krime Lufte në Hagë e më pas, në misionin e UNMIK të instaluar në Kosovë. Në këtë detyrë, ai shërbente si Këshilltar Ligjor.

22:42
Top Story/ “Rekordmeni” Basha, ja sa vite ju desh të përfundonte universitetin

Jemi në muajin Maj të vitit 1999. Një delegacion i Gjykatës Për Krime Lufte, me mision hetimin e ngjarjeve të Kosovës, është pritur nga kryeministri i kohës Pandeli Majko. Mes tyre, shquhet një përkthyes shqiptar i panjohur i quajtur Lulzim Basha.

22:40
Kamerat kapin imazhet misterioze/ Dy objekte që fluturojnë mbi qiellin e Floridas (Video)

Kamerat e sigurisë të vendosura në një shtëpi private në Florida kanë kapur momentin kur objekte misterioze fluturojnë me shpejtësi të madhe në qiell.

22:24
4,680 dozat e para të vaksinës Pfizer mbërrijnë në Kosovë

4,680 dozat e para të vaksinës Pfizer kundër COVID-19 kanë mbërritur në Kosovë.

22:11
Konstitucionalistja Anastasi në Open: Presidenti shkarkohet me shumicën e votave të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese

Konstitucionalistja Aurela Anastasi në një lidhje me skype në emisionin“Open” mbrëmjen e sotme tha se presidenti mund të shkarkohet nga vota e 5 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. 

22:01
Franca rrezikon grusht shteti pas 60 vitesh? 2 mijë ish-ushtarakët paralajmërojnë për…

Parisi po gumëzhin edhe një herë nga zërat lidhur me ambiciet politike të ushtrisë franceze, 60 vite pasi udhëheqësi simbol i Francës Charles de Gaulle ia doli të ndalë një grusht shteti nga gjeneralë të pakënaqur, të zemëruar me vendimin e tij për t’u tërhequr nga Algjeria.

22:00
Bushati në Open: LSI ka treguar se është mjeshtërore në blerje votash

Analisti Andi Bushati i ftuar mbrëmjen e sotme në “Open” në Top Channel tha se LSI ka treguar se është mjeshtërore në blerje votash.

21:48
Gruaja burgoset përjetë pas vrasjes e copëtimit të trupit të fqinjes që e refuzoi (fotot)

Gareeca Gordon kishte vrarë me thikë Phoenix Netts në Birmingham të Anglisë dhe futi trupin e saj të copëtuar në valixhe, pas refuzimit të kerkesave per seks.

21:42
Rinas/ Mbërrijnë 11,700 doza të tjera vaksine Pfizer

Kanë mbërritur pak minuta më parë në Aeroportin “Nënë Tereza” 11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer.

21:41
“Shkarkimi i dytë” i Metës, avokati Vishaj në Open: Maxhoranca s’ka të drejtë të ndërmarrë veprime politike pa u certifikuar zgjedhjet

Nisma e Partisë Socialiste për të shkarkuar nga posti presidentin Ilir Meta është një ndër temat më të nxehta krahas zgjedhjeve të 25 prillit.

21:35
A mund të shkarkohet Meta? Anastasi: Gjithçka është në limite kohore

Aurela Anastasi konstitucionaliste shpjegoi në Open se sa është e mundur që mazhoranca të shkarkojë Presidentin Ilir Meta.

21:32
“Shkarkimi i dytë” i Metës, Bushati në Open: Problemi s’është presidenti por parlamenti

Nisma e Partisë Socialiste për të shkarkuar nga posti presidentin Ilir Meta është një ndër temat më të nxehta krahas zgjedhjeve të 25 prillit.

21:16
Fermeri francez lëviz gurin 200-vjecar kufitar ‘për të zmadhuar’ Belgjikën

Një fermer francez përballet me akuza kriminale pasi ka lëvizur një gur 200-vjeçar që shënon kufirin e vendit me Belgjikën.

21:12
Mbi 537 mijë vaksinime deri më tani në vend, Manastirliu: Po ecim me ritme shumë të mira

19.886 vaksinime anticovid në të gjithë vendin janë kryer ditën e sotme.

20:53
Surfistit të mbijetuar nga sulmi i peshkaqenit, i mbetet kujtim dhëmbi i bishës (fotot)

Një australian që i ka mbijetuar sulmit thuajse fatal të një peshkaqeni të bardhë, ka fituar të drejtën për të mbajtur dhëmbin e kafshës, që mbeti i ngulur në bordin e tij të surfit.

20:48
Në spital me Covid-19, Çun Lajçi s’kurset ndaj Kurtit: Pse i refuzove vaksinat e vëllait? Rama s’asht grek as serb. Zbrit me kamtë n’tokë!

Prej ditësh aktori Çun Lajçi është duke luftuar me COVID-19, në një spital në Prishtinë.

20:43
Adoleshenti vret me thikë tre fëmijë dhe një mësues

Një 18-vjeçar vrau sot tre fëmijë dhe një mësues me  thikë në një institucion arsimor në Saudades, në shtetin brazilian Santa Catarina.

20:35
Fiks Fare/ Ndërtoi çezmë në vend të mirë për vajzën autike, gjobitet me 5 milionë lekë

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës veprimet e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Gjirokastër, institucion i cili i ka vendosur një gjobë prej 5 milionë lekësh të vjetra një personi që kishte ndërtuar një çesmë publike. Kosta Goxha kërkoi ndihmën e emisionit “Fiks Fare” se, vitin e kaluar, gjatë pandemisë ka rregulluar çesmën e besimtarëve në lagjen Kordhocë, si bamirësi për komunitetin dhe për vajzën e tij autike.

20:23
Ra nga ndërtesa shumëkatëshe, vdes në vend diplomatja e lartë zvicerane në Iran

Një anëtare e lartë e stafit në ambasadën zvicerane në Teheran të Iranit, ka vdekur pasi ra nga ndërtesa shumëkatëshe ku ajo jetonte.

20:10
Peshëngritja nis rrugëtimin e Tokios/ Presidenti Gjoza dhe Briken Çalja premtojnë medaljen e parë olimpike

Me një medalje të argjendtë dhe një të bronztë Briken Çalja është një nga dy sportistët shqiptarë pjesëmarrës në Olimpiadën e Tokios që duket të jetë më e varfra në aspektin sportiv në të gjithë historinë e sportit shqiptar. Në Tokio 2020 për kuqezinjtë janë kualifikuar vetëm atletja Luiza Gega, dhe peshëngritësi nga Shtërmeni.

20:06
Mbledhja me Bashën! Parakalimi i kandidatëve për në selinë blu, spikasin figurat e reja

Pas rreth 2 orëve ka mbaruar mbledhja në selinë blu e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kandidatëve për deputetë që nuk siguruan dot votat për të hyrë në Parlamentin e Shqipërisë dhe atyre që do të bëhen pjesë e tij në shtator.

19:56
Kosova do të testojë mësuesit/ Sindikata e Arsimit e kundërshton nismën e qeverisë: Nuk do ta lejojmë

Brenda mandatit katër vjeçar të Qeverisë Kurti pritet të bëhet testimi i mësimdhënësve lidhur me aftësitë e tyre në vend të punës.

19:54
Sot të gjithë mësim në klasë/ 480 mijë nxënës iu rikthyen mësimit të rregullt

Dita e sotme ngjante me ditën e parë të shkollës, megjithëse për pak javë mbyllet viti shkollor. Rrugët dhe shkollat kishin më shumë nxënës, se zakonisht.

19:47
Detaje nga mbledhja e Bashës/ Marku dhe Gjekmarkaj kërkojnë protesta, kreu i PD-së: S’është koha!

Pas rreth 2 orëve ka mbaruar mbledhja në selinë blu e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe ekipit të PD-së.

19:37
“Unë të shkrij me një buzëqeshje, mbylle tani!” vijon debati Antonela-Blerim (Fotot)

Debati mes Blerimit dhe Antonelës ka vijuar edhe në këtë puntatë të Për’Puthen.

19:33
Ftesë në 5/ Kirurgu plastik iu nxjerr “të palarat” politikanëve shqiptarë: Vijnë me të dashurat fshehurazi!

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte i ftuar kirurgu i njohur plastik, Panajot Papa.

19:20
Sërish tensione/ Antonela largohet nga studio pas batutave me Blerimin

Ndërsa po jepej takimi i Antonelës dhe Saimirit gjatë puntatës së sotme të Për’Puthen, vajza është larguar nga studio.

19:06
Vdes 29 vjeçari i djegur pas lagies me benzinë, sepse ishte homoseksual (fotot)

Një mjek ambulance ka vdekur në Letoni, ndërsa kolegu i tij është plagosur pas ngjarjes së rëndë ku viktima u lag me benzinë e iu vu zjarri, pasi ishte homoseksual, sipas raportimeve lokale.

19:05
“Defender Europe 21”/ Veliaj falënderon SHBA-në me anë të fotos me ambasadoren Kim

“Defender Europe 21”, stërvitja më e madhe në Ballkan me anëtarë dhe mjete të SHBA-së nisi sot në vendi  tonë.

18:58
COVID zhduku gripin, nuk kishte ndodhur prej 20 vitesh në Itali

Me mbi 2.4 milion raste të sindromave të ngjashme me gripin, përfundon mbikëqyrja sezonale e gripit në Itali, por epidemia nuk ka filluar kurrë: nuk ndodhte prej njëzet vitesh. Falë disa faktorëve, duke përfshirë një konkurrencë virale që pa të mbizotëronte Sars-Cov2 dhe masat e mbrojtjes të vendosura për të luftuar pandeminë, Covid në mënyrë efektive ka ndaluar virusin sezonal. Të dhënat bëhen të ditura nga Instituti Superior i Shëndetësisë.

18:53
Gjatë takimit, Antonela e lë vetëm dhe shkon të bëjë trajtim, si e komenton Saimiri

Antonela dhe Saimiri zhvilluan takimin e parë jashtë studios me njëri-tjetrin.

18:36
“Pavarësisht vjedhjes së votave, PD u bë më e fortë se kurrë” Basha mbledh demokratët në seli

Kryetari i Partisë Demokratike,  Lulzim Basha ka mbledhur ditën e sotme në selinë blu, të gjithë kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit, ata që arritën të fitonin dhe ata që nuk mundën të merrnin mandatin.

18:29
Gabimet më të zakonshme të djemve që çojnë në ndarje

 Shkaku i prishjes së një marrëdhënie mund të jetë njëri nga partnerët ose të dy.

18:28
26 vjeçarja qëllohet për vdekje nga dy burrat rivalë që donin të martoheshin me të (fotot)

Një britanike është vrarë në Pakistan nga dy burra që konkurronin për t’u martuar me të, raportojnë mediat vendase.

18:16
Certifikohen zgjedhjet! KQZ miraton rezultatet në të gjitha qarqet

KQZ ka miratuar rezultatin e zgjedhjeve në të 12 qarqet e vendit, njëkohësisht për 140 deputetët që do të përbëjnë parlamentin e ri të vendit të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit.

18:05
E rëndë në Lezhë! Tentoi të kryente marrëdhënie me të miturën, ndalohet polici 62-vjeçar

Një rast i rëndë ka ndodhur në Lezhë, ku një polic është ndaluar pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një të mitur.

18:00
Me unazë diamanti vajzash dhe orë Rolex, shuma marramedëse e veshjes së Cristiano Ronaldos

Cristiano Ronaldo ishte i pranishëm në një konferencë ndërkombëtare në Dubai, por ajo që ra në sy ishte unaza prej diamanti dhe ora Rolex, që futbollisti kishte vendosur.

18:00
“Le Figaro”: Shqipëria po përballet me mungesë gjyqtarësh të ndershëm

I dërguari special i gazetës prestigjoze franceze “Le Figaro”, gazetari Thierry Portes, i cili ndodhej javën e kaluar në Tiranë, pati mundësinë të zhvillonte një intervistë mbi procesin e reformës në drejtësi me Zëvendëskryetarin e Gjykatës së Lartë,  Sokol Sadushi.

17:58
Refuzuan mbajtjen e maskës/ Arrestohen në Amsterdam 6 pasagjerë spanjollë

6 pasagjerë spanjollë që mbërritën në Amsterdam janë arrestuar në aeroplan pasi refuzuan të mbanin maska për tu mbrojtur nga koronavirusi

17:58
Bojken Abazi nga VV: Vëzhguesit tanë janë penguar, mungojnë disa pamje filmike nga ato që kemi kërkuar/ Celibashi: Kush e ka menduar se do kalojë lehtë, gabon!

Përfaqësuesi i VV, njëkohësisht kandidoi dhe për deputet Bojken Abazi në mbledhjen që po zhvillon KQZ aktualisht ngriti disa parregullsi, që ata kishin vërejtur gjatë procesit të numërimit.

17:48
Ndarjet sensacionale/ Pas Bill e Melinda Gates, ja 7 divorcet më të shtrenjta të botës (fotot)

Askush nuk pranon kontratën e martesës duke besuar se një ditë do të luftojë në gjykatë me partnerin për të vendosur se cili do të mbajë ‘avionin privat’ apo ‘jahtin e luksit’.

17:46
India në luftë për mbijetesë/ Vajza i bën frymëmarrje artificiale nënës së prekur me COVID! Videoja që përloti botën

India është një ndër vendet që po e kalon në mënyrën më të keqe situatën e Covid-19.

17:37
Pas verifikimit nga Prokuroria/ KQZ merr vendimin për mandatin e deputetit të PD-së, Zef Hila në Shkodër

Pas verifikimit të prokurorisë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka konfirmuar mandatin e Zef Hilës, deputetit të zgjedhur të Partisë Demokratike në Shkodër.

17:27
Top Talk/ Adrian Çela rrëzon pretendimet për manipulimin e zgjedhjeve: Në burgje fitoi opozita

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Durrësit, Adrian Çela tregon arsyet, që sipas tij vërtetojnë se votat nuk janë vjedhur.

17:22
Rritje e lehtë e rasteve me COVID/ 51 të infektuar dhe 3 humbje jete në 24 orë! 116 pacientë në spitale

Dita e sotme ka shënuar një rritje të lehtë të rasteve me covid-19, 51 të infektuar dhe 3 të vdekur në 24 orë, pra 13 persona më shumë se një ditë më parë dhe 1 viktimë më shumë.

17:09
Gërmimet në Mitrovicë pa rezultat/ Nesër rifillojnë gërmimet në Kizhevak për mbetje mortore

Javën e kaluar në Mitrovicë të Kosovës rifilluan gërmimet te varrezat e besimtarëve myslimanë në afërsi të rrugës Mitrovicë-Zveçan, vend ky që në vitin e kaluar u zhvarrosen mbetjet mortore të gjashtë viktimave të luftës.

17:01
“Ky virus brejtës që blua mi ka mushknitë për nji muej ditë” Çun Lajçi tregon gjendjen e rënduar përmes vargjeve

Aktori i njohur shqiptar, Çun Lajçi është duke u përballur me COVID-19.

16:58
Teatri Kombëtar/ Gjykata Kushtetuese cakton datën e seancës për të shqyrtuar çështjen

Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën për të shqyrtuar çështjen e Teatri Kombëtar.

16:44
Fermeri shkakton “zhurmë”, ndryshon kufirin mes Belgjikës dhe Francës

Një fermer në Belgjikë ka ndryshuar aksidentalisht kufirin e vendit të tij me Francën. Fermeri ishte duke ecur në pyll kur guri që ndan kufirin mes dy shteteve i zuri rrugën traktorit të tij.

16:42
Opozita s’njeh rezultatin e zgjedhjeve/ Selami: Akt jo demokratik dhe antishqiptar

Ish-deputeti i PD-së, Eduard Selami e konsideruar një akt jo demokratik dhe antishqiptar mosnjohjen e zgjedhjeve nga ana e opozitës.

16:38
Mësyn i armatosur në selinë e CIA-s/ Agjentët e FBI-së “betejë” me agresorin

Një person i armatosur shkaktoi tension, pasi tentoi të hynte në selinë e CIA-s, por u qëllua nga agjentët e Byrosë Federale të Hetimit.

16:34
Pse Meghan Markle nuk ishte pjesë e koncertit “Vax Live” me princin Harry? (Fotot)

Selena Gomez, Princi Harry, Jennifer Lopez dhe shumë yje të tjerë u shfaqën në koncertin e organizuar nga lëvizja ‘Global Citizen’, “Vax Live: The Concert To Reunite the World”, që do të publikohet fundjavën e ardhshme, për një shpërndarje të barabartë të vaksinave anticovid.

16:34
Pamjet tragjike të shembjes së mbikalimit të metrosë me dhjetra të vdekur në Meksikë (video-foto)

Ky është momenti tragjik kur një mbikalim i metrosë në kryeqytetin e Meksikës u shemb mbi një autostradë me makina, duke lënë të paktën 23 të vdekur e dhjetra të plagosur.

16:21
11 fakte që të ‘heqin trurin’: Ja sa i pasur është në të vërtetë Bill Gates

Bill dhe Melinda Gates njoftuan se do të divorcohen pas 27 vjetësh martesë.

16:20
Iran/ 10 persona të vdekur gjatë përmbytjeve

Të paktën 10 njerëz humbën jetën në katastrofën e përmbytjeve të shkaktuar nga reshjet e mëdha të shiut në rajone të ndryshme të Iranit.

16:17
Bledi Mane thumbon Mark Markun: Mos u trembni! “Gangsteri” i rrugës së Kavajës dhunohet nga gruaja

Gazetari Bledi Mane ka ironizuar daljet publike të deputetit të sapozgjedhur Mark Marku, i cili duket tepër i revoltuar për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit.

16:00
Shpresë për udhëtimin në Europë, EMA nis shqyrtimin e vaksinës kineze

Agjencia Europiane e Barnave ka nisur shqyrtimin e vaksinës kineze të koronavirusit, Sinovac, teksa të dhënat fillestare të studimeve laboratorike dëshmojnë sipas EMA-s, se kjo vaksinë prodhon vërtet një përgjigje imunitare.

15:55
Iran, vdes në rrethana misterioze diplomatja e lartë zvicerane

Një diplomate zvicerane ndërroi jetë në rrethana të mistershme në Teheran pas rënies nga ndërtesa e lartë ku banonte.

15:50
U lirua nga Haga për të takuar të atin e sëmurë, Kadri Veseli pritet me brohorima!

Kadri Veseli, ish kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-kryetar i parlamentit të saj është pritur me brohorima në spitalin e Mitrovicës, ku ndodhet i shtruar në gjendje të rendë shëndetësore i ati tij.

15:47
Zgjedhjet e 25 prillit, Rama takim në selinë e PS me shefen e misionit të OSBE-ODIHR

Shefja e misionit të ODIHR, Ursula Gacek po zhvillon një takim e Kryeministrin e vendit, Edi Rama, në selinë e PS, ku në fokus të bisedimeve janë zgjedhjet e 25 prillit.

15:42
Numri i fëmijëve në Japoni shënon rënie rekord

Duke shtuar shqetësimet mbi plakjen në rritje të popullsisë, të dhënat e fundit të publikuara nga Japonia kanë treguar se popullsia e fëmijëve është më e ulëta në dekada.

15:39
E kemi njohur si Mariçui, sot Maite Perroni luan në rolin kryesor për “Netlflix” dhe ndan me ndjekësit fotot e nxehta me bikini

Këngëtarja dhe aktorja 38-vjeçare meksikane luan rol kryesor në dramën e Netflix, Dark Desire.

15:38
Divorci i Bill and Melinda/ Ndarja e $130 mld pasuri në vepra të Da Vinci, avionë privatë, shtëpi luksi, koleksione arti (fotot)

Divorci i freskët i Bill e Melinda Gates rezulton të jetë ndarja më e madhe e aseteve financiare që prej atyre të Jeff e MacKenzie Bezos në 2019, por gjithashtu dhe më e larmishme prej koleksioneve të artit e shkencës që dyshja zotëronte prej disa dekadash.

15:37
E bujshme/ Mourinho rikthehet në Itali, firmos me klubin e Romës

Jose Mourinho kthehet në Itali 11 vite pasi fitoi gjithçka me skuadrën e Interit, këtë herë për të drejtuar rivalët më të fortë të zikaltërve në atë kohë, kryeqytetasit e Romës.