Yuri Kim në Peshkopi: Ka potencial të madh që duhet zhvilluar më shumë

03/09/2021 22:48

Ambasadorja amerikane Yuri Kim u ndal në Peshkopi, ku nuk kanë munguar promovimi i kulturës dhe bukurive të asaj

Kim shkruan se në Peshkopi ndodhet për herë të parë dhe se vendi ka një potencial të madh dhe duhet zhvilluar edhe më shumë.

“Në vizitën time të parë në Peshkopi, Dibër të bukur, me ambasadoren e Suedisë, Elsa Håstad. Ne vizituam qendrën turistike lokale që u zhvillua me mbështetjen e USAID dhe Suedisë. Ne gjithashtu takuam shumë qytetarë të dashur gjatë shëtitjes sonë në bulevardin kryesor, përfshirë edhe disa zotërinj që na ftuan për kafe. Faleminderit Ethem Muda, Shukri Konesha, Nuri Sallahu & Xhemal Jashari për kafen & bisedën. Ne pajtohemi 100% që Dibra ka potencial të madh që duhet zhvilluar më shumë. Shpresoj ta vizitoj përsëri së shpejti”, shkruan Kim.

Top Channel