SHBA/ Shkon në 45 numri i viktimave nga përmbytjet e shkaktuara nga uragani Ida

04/09/2021 01:48

Ka shkuar në 45 numri i viktimave nga reshjet e dendura të shiut dhe përmbytjet e shkaktuara nga uragani Ida i cili ka prekur disa vende në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Uragani Ida, i cili goditi pjesën verilindore pas shtetit Louisiana në jug, shkaktoi reshje të mëdha shiu në shtetet New York, New Jersey, Pennsylvania, Maryland dhe Connecticut. Ndërsa 13 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet në New York, numri i vdekjeve në New Jersey ka shkuar në 23.

Ndërkaq, së bashku me shtetet Pennsylvania, Maryland dhe Connecticut, numri i të vdekurve deri më tani ka arritur në 45.

Ekipet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë punën në zonat e prekura nga përmbytjet, autoritetet shprehen të shqetësuar se numri i viktimave mund të rritet.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel