Shpërndanin drogë pranë shkollave në Fier, arrestohen 4 persona, një tjetër në kërkim
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe këtë të premte ftesën për dialog drejtuar studentëve që prej ditësh protestojnë, duke vendosur sërish “Sofrën e Gurtë” përpara godinës së Kryeministrisë.
Kjo është një praktikë që kreu i qeverisë po e përsërit çdo ditë, në përpjekje për të nxitur një takim me studentët dhe për të diskutuar shqetësimet e tyre. Mbi sofër janë vendosur sërish letra me mbishkrimin “DIALOG”, ndërsa Rama ka ndarë pamjet në rrjetet sociale, duke shoqëruar postimin me një tjetër thirrje për bisedime.
Kryeministri ka shprehur gatishmërinë për të dëgjuar kërkesat e studentëve dhe pedagogëve, si dhe për të shqyrtuar propozimet e tyre lidhur me problematikat e ngritura.
Nga ana tjetër, protestuesit vijojnë ta refuzojnë ftesën e Ramës për dialog, duke këmbëngulur në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit.
Deri më tani, palët nuk kanë gjetur një gjuhë të përbashkët për zhvillimin e bisedimeve.
Top Channel