INSTAT kërkon fonde shtesë për Censin e bujqësisë, Autoriteti i Konkurrencës thirrje për godinë të re 05/11 17:25
Punonjësit përgjegjës të institucioneve publike që nuk përmbushin detyrimet në fushën e kontabilitetit mund të përballen me gjoba nga një deri në tre paga mujore.
Ky parashikim është pjesë e projektligjit të ri për kontabilitetin në sektorin publik, i shqyrtuar nga Këshilli i Ministrave.
Nisma synon të përcaktojë përgjegjësitë dhe detyrimet për administrimin e kontabilitetit në institucionet publike, duke parashikuar edhe masa ndëshkuese për punonjësit që shkelin kërkesat ligjore.
Sipas parashikimit, masa e gjobës do të variojë nga një deri në tre paga mujore, në varësi të shkeljes dhe përgjegjësisë së punonjësit.
Top Channel