Ndeshja me Hungarinë, Kombëtarja nis punën me Nedim Bajramin

04/09/2021 12:35

Kombëtarja shqiptare ka nisur menjëherë punën për ndeshjen e radhës kualifikuese të Botërorit 2022, atë me Hungarinë. kuqezinjtë e drejtuar nga edy Reja do të kërkojnë që të harrojnë humbjen e pësuar në Varshavë 4-1.

Në seancën stërvitore të mbajtur në pasditen e së premtes i pranishëm me skuadrën tonë përfaqësuese ishte edhe Nedim Bajrami që vetëm pak ditë më parë fitoi nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë të drejtën për të veshur fanelën kuqezi. Talenti shqiptar i Empolit mësohet se ka mundësi që ndaj Hungarisë të luajë që nga minuta e parë.

Sfida me Hungarinë që do të transmetohet në platformën Digitalb, do të luhet ditën e diel me Kombëtaren shqiptare që do të kërkojë të marrë maksimumin në këtë përballje. por për këtë ndeshje, trajneri Reja do të duhet të bëjë pas disa prej elementëve më të rëndësishëm të skuadrës si Hysaj, mManaj apo Keidi Bare që janë të skualifikuar për shkak kartonësh të verdhë.

Top Channel