Shumica e jetës lulëzon falë oksigjenit, dhe shkenca tregon se në sasi të mëdha, atmosferën e Tokës, ai nisi të shfaqej rreth 2,4 miliardë vjet më parë.

Përpara kësaj megjithatë, pati injektime më të vogla oksigjeni në ajër origjina e të cilave kishte qenë mister deri më sot. Ekspertët tani besojnë se e kanë zgjidhur. Një studim i ri tregon se burimi i këtij oksigjeni mund të kenë qenë vullkanet. Analizat e kujdesshme të gurëve dhe treguan një rritje të niveleve të mërkurit që dëshmon aktivitet vullkanik.

Një aktivitet i tillë mendohet se ka bërë që llava e pasur me lëndë ushqyese dhe hiri vullkanik të mbulojnë fusha të tëra; përmes motit, këto lëndë janë përhapur më tej në lumenj e zona bregdetare, ç’ka bëri që të merrnin hov që nga cianobakteret dhe organizmat e tjerë njëqelizorë, të cilët filluan të pompojnë oksigjen.

Një zbulim i tillë, sipas gjeologut Roger Buick, nga Universiteti i Washingtonit, është mjaft i rëndësishëm për faktin se prania e oksigjenit në atmosferë është thelbësore, dhe konsiderohet nxitësi më i madh për evolucionin e jetës. Mendohet se super-vullkanet e para përgjegjësisë për këtë mund të kenë diku në Indinë e sotme dhe Kanada.

Top Channel