Studiuesi i Biblës zbulon profecinë: Një kometë do të godasë Tokën në 10, 15 vjet!

04/09/2021 14:20

Një studiues i Biblës pretendon se mes rreshtave të Librit të Shenjtë, fshihet një profeci mjaft aktuale.

Një kometë sipas tij, do të godasë Tokën brenda 10 apo 15 vjetësh, duke sjellë me vete shkatërrim. David Hareen i tha Daily Star se planeti ynë është përballur me rrezikun e kometave shumë më tepër nga sa mendojnë shkencëtarët.

Njëra prej tyre do të kthehet brenda pak më shumë se një dekade, duke i hapur rrugën sipas tij, rikthimit të Krishtit. Teorinë e vet, David e bazon në studimin e një jete që i ka bërë Biblës. Ai pretendon se edhe disa nga ngjarje më dramatike që përmenden në Dhjatën e Vjetër si Përmbytja e Madhe e shkatërrimi i Sodomës dhe Gomorrës, kanë qenë pasojë e një takimi me kometat.

“Ajo që po vjen, është një kometë 2.000 vjeçare”, thotë studiuesi, e njëjta që sipas tij, shkaktoi tërmete dhe e zhyti botën në errësirë për tre orë pas kryqëzimit të Jezusit. Objekti, sic thotë ai, do të rikthehet për të bërë një vizitë.

Mes pretendimeve të tjera të çuditshme të Hareen është se në këto kometa mund të ketë edhe prani qeniesh jashtëtokësore, madje ai thotë se karkalecat e përmendur në njërën prej 7 fatkeqësive të Egjiptit të lashtë, nuk ishin të zakonshëm se nuk do të shkaktonin dot aq shume dëm, por ishte insekte të paprecedent që vinin nga hapësira.

Top Channel