“Askush nuk mund ta shkatërrojë”/ Tjetër veprim i papritur nga Trump, Presidenti amerikan shpall Zyrën Ovale monument kombëtar
Mbreti Philippe i Belgjikës ka refuzuar dorëheqjen e ofruar nga kryeministri Bart De Wever, duke i dhënë koalicionit qeverisës më shumë kohë për të arritur një marrëveshje mbi buxhetin e ri dhe masat për shkurtimin e shpenzimeve.
Vendimi u bë i ditur të premten nga Pallati Mbretëror, pas zhvillimeve të fundit politike dhe vështirësive të qeverisë për të gjetur një kompromis mbi planin e ri buxhetor.
Në një deklaratë zyrtare, Pallati Mbretëror njoftoi se mbreti nuk e ka pranuar dorëheqjen e kryeministrit dhe i ka kërkuar atij të rifillojë menjëherë negociatat mes partnerëve të koalicionit.
“Mbretit ka vendosur të refuzojë dorëheqjen e kryeministrit dhe i ka kërkuar atij të rifillojë menjëherë negociatat për buxhetin. Kryeministri do të raportojë sërish te mbreti të hënën, më 16 nëntor”, thuhet në deklaratën e Pallatit Mbretëror.
De Wever dhe partnerët e tij qeverisës përballen me sfidën e arritjes së një marrëveshjeje për buxhetin e ri, i cili parashikon masa për uljen e shpenzimeve publike.
Top Channel