Shtetet e Bashkuara të Amerikës planifikojnë të dërgojnë mbrapsht në Kosovë 2 afganë të evakuuar, pas shqetësimeve mbi sigurinë të ngritura pasi ata mbërritën në një aeroport në SHBA.

Afganët do të hetohen më shumë në Kosovë. “ Shumë njerëz janë lëvizur shumë shpejt dhe komuniteti i inteligjencës ka qenë duke punuar fort për të vlerësuar kur ndonjëri prej tyre përbën një kërcënim”- tha një burim për mediet amerikane.

Diçka një profilin e tyre, emri i tyre ose një numër në celularin e tyre ka ngritur mjaft shqetësime se ata nuk duhet të lejohen të qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës derisa të bëhet dhe një hetim tjetër.

Që në fillim të procesit të evakuimeve në aeroportin e Kabulit ‘lindi’ frika se talebanët apo ISIS mund të përfitonin duke futur të infiltruar që më pas mund të kryenin akte terroriste në vendet perëndimore. Tashmë SHBA po merr masat që të ‘flirtojë’ çdo të evakuar.

Në Kosovë, afganët e evakuuar janë strehuar në bazën ushtarake amerikanë nën komandën e KFOR e cila ofron siguri të lartë.

Top Channel