Javë lehtësimi, pandemia e Covid-19 globalisht në rënie të lehtë

04/09/2021 03:36

Pandemia COVID-19 është lehtësuar pak këtë javë në të gjithë botën, pavarësisht një shpërthimi të vazhdueshëm në Oqeani dhe në Amerikën e Veriut, sipas të dhënave më të fundit.

Me 639 315 raste infektimi të regjistruara çdo ditë në botë, këtë javë, treguesi ka rënë pak (-3 për qind në krahasim me javën e kaluar). Pandemia duket se po stabilizohet, pas disa muajsh progres të qartë për shkak të variantit Delta shumë më ngjitës.

Këtë javë, rajonet e botës po përjetojnë situata të kundërta. Situata vazhdon të përkeqësohet në zonën e SHBA/Kanadasë (+ 8 për qind) dhe veçanërisht në Oqeani (+ 23 për qind), por infektimet e reja po bien qartë në Afrikë (-26 për qind), si edhe në Amerikën Latine (- 17 për qind), ndërsa kanë mbetur në vend në Evropë (-3 për qind), në Azi (-2 për qind) dhe në Lindjen e Mesme (-2 për qind).

Gaza është territori ku epidemia po përshpejtohet më së shumti (+ 75 për qind, 1 185 raste të reja në ditë), e ndjekur nga Norvegjia (+ 69 për qind, 1 385 raste/ditë), Rumania (+ 64 për qind, 1 108 raste/ditë), Siria (+ 60 për qind, 1 171 raste/ditë), Ukraina (+ 60 për qind, 1 811 ratse/ditë) dhe Mongolia (+ 47 për qind, 2 801 raste/ditë).

Deri më tani, SHBA-ja mbetet vendi me numrin më të madh të infeksioneve të reja në terma absolutë, këtë javë (166 367 raste ditore), e ndjekur nga India (42 772) dhe BM (33 456). SHBA ka edhe numrin më të lartë të vdekjeve ditore, 1 144 në ditë këtë javë, përpara Rusisë me 796.

Top Channel