“Meta mos dekretojë Ulsi Manjën”/ Opozita kundër ministrit të ri: Duhet të ishte para drejtësisë, jo në qeveri

03/09/2021 20:23

Një ditë pasi Edi Rama ia besoi Ulsi Manjës Ministrinë e Drejtësisë, numri dy i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj risolli në vëmendje përgjimet e dosjes së Dibrës, ku anëtari me i ri i kabinetit është protagonist.

Nga të gjithë ministrat e qeverisë Ulsi Manja do jetë shënjestra e sulmeve të opozitës, që shpresat i kanë te Presidenti, për mos-dekretimin e qeveris së re.

PETRIT VASILI, DEPUTET LSI: Bashkë me Ulsi Manjën në krye të Drejtësisë reforma në Drejtësi ka rënë se një njeri që duhet të ishte për dosjen 184 prej kohësh para drejtësisë dhe s’duhet të ishte as deputet bashkë me Gjiknurin, njeri drejton PS tjetri Ministrinë e Drejtësisë.

TRITAN SHEHU, DEPUTET PD: Është kompetenca e presidentit të Republikës të mos dekretojë ata ministra që nuk duhen dekretuar për arsye madhore. Unë nuk votoj as qeverinë as autokratik veten.

Kabineti Rama 3 dominohet nga femrat, ndërsa shumica e anëtarëve janë rikonfirm i qeverisë së mëparshme.

PETRIT VASILI: Janë thjesht kamikazët e radhës që duhet të firmosin në dispozicion të Edi Ramës që nuk firmos sepse mendon se përgjegjësinë para drejtësisë mund ta shmangë duke ja lenë të tjerëve duke nisur nga zv kryeministri e radhës etj.

TRITAN SHEHU: Në tërësi qeveria është ndërtuar në koncepti e pupaçeve në funksion të autokratit.

As Lindia Nikolla e përzgjedhura e Ramës për postin e dytë në hiarkinë e shtetit nuk ka bekimin e partive të opozitës.

Top Channel