LIVE/ Numërohen 99% të votave, LVV fiton me 43.44%, 6 pikë më pak se në dhjetor 2025. PDK konfirmohet forcë e dytë, LDK e treta
Partneriteti dhe raportet e veçanta ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve ishin në qendër të bisedës që zhvilloi sot presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me zëvendëspresidenten e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris.
Osmani i falënderoi dhe SHBA-në dhe presidentin Biden për donacionin prej mbi 500.000 vaksinash. Sipas saj, një veprim i tillë e ka vulosur edhe njëherë miqësinë e palëkundshme në mes të dy vendeve tona, si dhe është dëshmia më e pastër e përkrahjes së pareshtur të SHBA-ve për vendin tonë.
Ndërsa, zëvendëspresidentja Harris theksoi se SHBA është mirënjohëse ndaj Kosovës për bashkëpunimin e ngushtë dhe gatishmërinë e bujarinë e treguar për mikpritjen e mijëra qytetarëve afganë.
Presidentja Harris përcolli falënderimin për organizimin e ceremonisë nga ana e Presidentes Osmani për dhënien e Medaljes Presidenciale për Sundim të Ligjit për të ndjerin Joseph Robinette “Beau” Biden III.
E ftuar nga Osmani për të ardhur në Kosovë, Harris u përgjigj pozitivisht dhe shumë shpejt mund të ketë një takim mes tyre.
Top Channel