Një grua është rrëzuar në mes të rrugës gjatë ndërhyrjes së forcave të policisë për shpërndarjen e protestuesve në Tiranë. Gruaja, e cila mban një çadër shiu në dorë, përplaset me një efektiv policie dhe e godet atë. Ky i fundit e shtyn, ndërsa gruaja humbet ekuilibrin dhe rrëzohet në tokë. Teksa forcat e policisë avancojnë duke përdorur automjetin ujëhedhës për shpërndarjen e protestuesve, gruaja përpiqet t’i shpëtojë rrymës së ujit. Në ndihmë të saj vijnë protestues të tjerë, të cilët e ndihmojnë të ngrihet dhe të largohet nga zona e përplasjeve.