Me mbërritjen e protestuesve pranë kryeministrisë janë shënuar dhe incidentet e para. Disa prej protestuesve kanë hedhur gurë, lëndë piroteknike në drejtim të godinës së kryeministrisë dhe policëve. Këta të fundit i janë kundërpërgjigjur me ujë me presion si edhe kanë hedhur vazhdimisht në sasi të mëdha gaz lotsjellës për t’i shpërndarë protestuesit.