Shkatërrojnë urën për naftë/ Mjetet e rënda tejkalojnë kapacitetin në Patos

04/09/2021 15:16

Ura e fshatit Belinë qe lidh disa fshatra në zonën e naftëmbajtëses të Patos-Marinzës rrezikon të shembet. Njëra këmbë e saj është dëmtuar.

Sipas tabelës orientuese, mbi këtë urë mund të kalojnë mjete me peshë deri në 12 ton, por në të shumtën e rasteve ajo nuk respektohet. Banorët thonë se shkak për dëmtimin serioz të kësaj ure është bërë lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë të kompanive të naftës, të cilat kryejnë transportin e lëndëve hidrokarbure.

Lëvizja e shpeshtë e mjeteve të tonazhit të rëndë të kompanive të naftës ka dëmtuar edhe rrugën që lidh fshatin Belinë me Marinzën. Kjo rrugë i shërben banorëve të fshatrave Belinë, Sheqishte, Marinëz, Suk, Jagovinë, Arapaj si dhe të gjithë zonës naftëmbajtëse. Megjithë dëmtimet që kanë pësuar ura dhe rruga deri tani nuk është marrë asnjë masë për riparimin e tyre.

Top Channel