“Fushata elektorale vetëm 5 ditë”/ Kosovë, qytetarët janë kundër fushatës 30 ditë në kohë pandemie

03/09/2021 20:30

Kanë mbetur edhe pak ditë deri në fillimin e fushatës zgjedhore lokale, e cila pritet të zhvillohet në një situatë kur çdo ditë e më shumë shifrat nga Covid 19 janë të larta.

Fushata sipas Ligjit për Zgjedhje do të zgjasë 30 ditë, nga 16 shtatori deri me 15 tetor.

Por, me 30 ditë fushatë politike nuk po pajtohen qytetarët, të cilët thonë se pesë deri në dhjetë ditë janë të mjaftueshme.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi sqaron se meqë afati për fushatë zgjedhore është i përcaktuar me ligj, atëherë KQZ nuk ka mundësi të ndërhyjë në shkurtimin e këtij afati.

Megjithëkëtë, ky shkurtim sipas Radoniqit mund të bëhet përmes Ligjit për Pandeminë, i cili e autorizon Ministrinë e Shëndetësisë për propozimin e masave të reja.

Nga Ministria e Shëndetësisë ende nuk është dhënë ndonjë njoftim nëse ky ndryshim mund të bëhet apo është duke u bërë nga ana e tyre.

Top Channel