Bufi i pazakontë holandez dëshiron vetëm të ulet në kokat e njerëzve (fotot)

03/09/2021 21:35

Një buf i racës ‘evropiane shqiponjë’ po bëhet i famshëm prej një zakoni të pazakontë që ka krijuar; të ulet në kokat e njerëzve.

Meeno Shaefer nga Zaandam në Holandë, ka dokumentuar sjelljen e bufit miqësor, duke e fotografuar shpesh teksa tenton të ulet në kokat e shumë kalimtarëve në qytet.

Kur ia arrin të ulet, bufi qëndron pa lëvizur për rreth një minutë, para se të nisë të shikojë për të gjetur një tjetër vend.

“Teksa po fotografoja bufin, ai u përpoq të ulej edhe në kokën time,” thotë Shaefer për mediat. “Por sapo ngrita aparatin për ta fotografuar, ai u ngrit në fluturim dhe ndaloi në kokën e një fqinji që po rrinte pranë meje”.

Edhe banorët duket se e pëlqejnë popullaritetin që po u sjell bufi, teksa një prej tyre thotë:

“Kam parë fotografë dhe amatorë zogjsh që kanë nisur të vijnë në qytet, nga Haga apo nga Spijkenisse, për të parë bufin tonë shqiponjë. Më së fundmi edhe fshati unë po bëhet i njohur në hartë!”

Ndërsa për arsyet e sjelljes së veçantë të bufit, Schaefer shton: “Ishte diçka shumë e bukur që e zbuluam, ndërsa për arsyet, edhe unë si të tjerët jam totalisht i habitur mbi faktin se përse e bën”.

FOTO GALERI
1/8
Një buf i racës ‘evropiane shqiponjë’ po bëhet i famshëm prej një zakoni të pazakontë

Top Channel