Ekstremistët grek ndalojnë rrugëtimin e kukullës simbolike Amal, është nisur nga Siria dhe do të shkojë Mançester

03/09/2021 19:08

Grupi i ekstremistëve në Greqi ka ndaluar parakalimin e kukullës “Amal”,simbolit të emigrantes siriane e cila në një udhëtim simbolik është nisur nga Siria dhe do të mbërrijë në Mançester të Anglisë.

Gjatë udhëtimit prej më shumë se 8000 kilometra,simboli i emigrantes që inspiron gruan refugjate të luftës,është ndalur në disa qytete të vendit ku është pritur me reagime të ndryshme,diku me duartrokitje dhe diku me protesta.

Gjatë parakalimit në lagjet e athinës, “Amal” ka parakaluar më lagjen Monastiraqi ku është pritur me duartrokitje nga mijëra banorë të kryeqyteti helen.

Por duket se jo të gjithë grekët janë solidarizuar me dramën e refugjateve gra të luftës.

Ndërkohë që çdo gjë ishte gati për të vijuar sipas programit të anunçuar prej organizatorëve,një grup ekstremistësh të djathtë kanë paralajmëruar një protestë në sheshin Karaiskaqi të kryeqytetit,çka ka detyruar organizatorët e  eventit ta anulojnë atë.

Ndonëse në zonë mbërritën forca të shumta policie,u vendos shtyrja e eventit për një moment tjetër. Ekstremistët hodhën parrulla kundër myslimanëve dhe emigrantëve.

Forcat e policisë ndërhynë për të shpërndarë turmën dhe kryen disa ndalime.Në mbështetje të parakalimit të Amal,janë grupimet e majta dhe ato të mbrojtjes të se drejtave të njeriut.

Top Channel