Hillary Clinton dhe Madeleine ALbright strehojnë gra afgane në Shqipëri

03/09/2021 19:33

Burime të qeverisë shqiptare i thanë rrjetit Al-Arabya se në Shqipëri ka mbërritur një avion privat me gra afgane të evakuara që punonin në një OJQ të bashkë-themeluar nga Hillary Clinton.

Avioni me 37 gra afgane dhe të afërmit e tyre meshkuj u ul në orët e para të mëngjesit të së enjtes.

Evakuimi i tyre nga aeroporti i Kabul raportohet se nuk ishte fare i lehtë, teksa skena kaotike janë parë aty që prej ardhjes në pushtet të talebanëve në qytet më 15 gusht.

Disa prej të evakuarve kishin nevojë për ndihmë mjekësore, prej plagëve të lehta të shkaktuara nga përplasja mes turmave.

Afganët kishin mbërritur në Shqipëri pa bagazhe pasi trupat amerikane nuk i kishin lejuar të merrnin sende në avion për të reduktuar sado pak peshën e ngarkesës.Disa prej tyre kishin pritur në aeroport prej dy ditësh.

Avion privat ishte rezervuar nga “Vital Voices” , tha një zyrtar, organizata jo-qeveritare e themeluar nga Hillary Clinton dhe Madeleine ALbright, me objektiv fuqizimin e grave e Afganistan.

Aktualisht Shqipëria ka pritur 644 refugjatë afganë që po procesojnë vizat për në vendet që kanë si destinacion final.

Të evakuarit po qëndrojnë në konvikte dhe resorte bregdetare, tha zyrtari.

Shumica e të ardhurve kanë si qëllim të vendosen më pas në SHBA.

Top Channel