Nga Devolli drejt Tiranës/ Si funksiononte trafikimi i të huajve: Motrat i strehonin në një hotel në Laprakë, pastaj i nisnin drejt…

04/09/2021 13:54

Pesë persona janë arrestuar nga policia e Tiranës për dhënie ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar.

Në kuadër të operacionit policor “COMPLEX”,  u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: Pesë persona janë arrestuar nga policia e Tiranës për dhënie ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar.

Në kuadër të operacionit policor “Complex” janë arrestuar: Sterjo Germenji, 26 vjeç, Anamaria Mihallari, 24 vjeçe, Drita Shehi, 55 vjeçe, Sanije Shehi, 64 vjeçe, dhe Rigers Vejsiu, 26 vjeç.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata dyshohet se me mjetet e tyre private kundrejt shpërblimit monetar, kryenin transportin e emigrantëve të paligjshëm nga kufiri shqiptaro-grek në zonën e Devollit drejt Tiranës.

Emigrantët e paligjshëm pasi strehoheshin nga dy motrat Drita Shehu dhe Sanije Shehu në hotelet e tyre në zonën e Laprakës, bënin organizimin e tyre në bashkëpunim dhe me Rigers Vejsiu (djali i Drita Shehut) dhe më pas nisjen e tyre kundrejt pagesës, në drejtim të Kukësit me qëllim kalimin e tyre në Kosovë, me destinacion final vendet e Bashkimit Europian.

Gjithashtu, përveç trafikimit të emigrantëve të parregullt, kishin të organizuar edhe një linjë tjetër trafikimi të shtetasve të huaj që hynin me dokumentacion të rregullt në vendin tonë për qëllime turistike apo punë me leje qëndrimi, të cilët pasi hynin në mënyrë të rregullt nga aeroporti i Rinasit, këta organizonin punën për trafikimin e këtyre.

Dyshohet se gjatë veprimtarisë së tyre disa vjeçare kanë trafikuar një numër të konsiderueshëm emigrant të paligjshëm dhe persona që hynin në vendin tonë me dokumentacion të rregullt.

Në vijim të operacionit, pasditen e djeshme, në hyrje të Tiranës, janë kapur në flagrancë Sterjo Germenji dhe Anamaria Mihallari.,  me dy automjete duke transportuar katër emigrant të paligjshëm.

Ndërkohë motrat Shehi dyshohet se udhëtonin me një automjet tjetër përpara me qëllim kontrollin e rrugës, të cilët në përfundim të veprimeve u proceduan në gjendje të lirë.

Materialet proceduriale do ti kalojne Prokurorise pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.

Top Channel