Dëmtoi barrierat anësore të autostradës Levan-Vlorë duke ndërtuar rrugë dytësore, arrestohet 47-vjeçari (Emri)

04/09/2021 11:14

Një 47-vjeçar, i identifikuar si Adrian Baçaj është arrestuar nga policia pasi dëmtoi barrierat anësore të autostradës Levan-Vlorë.

Ky shtetas në fshatin Mifol, duke ndërtuar  pa leje një rrugëkalimi (dytësore), me dalje në autostradën Levan-Vlorë, ka dëmtuar edhe barrierat mbrojtëse të autostrdës duke u bërë burim aksidenti për përdoruesit e rrugës.

“Në vijim të punës për kontrollin e territorit, për evidentimin dhe  goditjen e rasteve të ndërtimeve të paligjshme, specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Vlorë, kanë bërë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Shkatërrimi i rrugëve” të shtetasit Adrian Baçaj, 47 vjeç, banues në Vlorë”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel