Pamje nga vila luksoze ku do të qëndrojë Ronaldo/ 7 dhoma, pishinë dhe xhakuzi. Nuk mungon palestra

04/09/2021 13:23

Futbollisti Cristiano Ronaldo dhe familja e tij janë vendosur në një vilë luksoze pas rikthimit të tij në Manchester United.

Pasditen e së enjtes, ata mbërritën në shtëpinë e re me 7 dhoma.

Prona luksoze ka një palestër me teknologji të lartë, pishinë  dhe xhakuzi, në mënyrë që Ronaldo të stërvitet edhe në shtëpi. Klubi i Manchester United, i ka siguruar sulmuesit një ekip sigurie prej gjashtë personash që do të ruajë vilën luksoze gjatë gjithë kohës.

Ronaldo do të qëndrojë 5 ditë në karantinë para se të shkojë në stërvitje dhe të takohet me futbollistët e tjerë të ekipit të mërkurën.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel