Arrestohet 45-vjeçari në Kakavijë, donte të dilte nga Shqipëria me 278 gr heroinë

04/09/2021 11:37

Një 45-vjeçar është arrestuar në pikën kufitare të Kakavijës sepse u kap me heroinë në makinë.

Në dalje të Shqipërisë, pas verifikimit të të dhënave në sistemin TIMS, policia kufitare e Kakavijës e ka kaluar për kontroll në vijën e dytë automjetin tip “Benz”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet,  nga shërbimet e përbashkëta të Policisë Kufitare, Fontex-it dhe të doganës, është bërë e mundur gjetja e një pakoje të mbështjell, brenda të cilës kishte lëndë të dyshuar narkotike heroinë, me peshë 278 gramë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, automjeti dhe 1 aparat celular.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët për Hetimin  e Narkotikëve në DVP Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. Q., 45 vjeç, banues në Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Top Channel