Dezinformimi pengon vaksinimin/ Mitet dhe informacioni i mangët shkaku kryesor i refuzimit të vaksinës

04/09/2021 15:08

Qendra e hapur e vaksinimit në sheshin “Skënderbej” në Tiranë është pothuajse e zbrazur.

Mjekët e familjes nuk po arrijnë t’i bindin qytetarët të vaksinohen. Edhe pse numri i të infektuareve me Covid 10 është rritur ndjeshëm, shqiptarët refuzojnë vaksinën anticovid.

Denisa Canameti: “Kemi parë që Shqipëria në raport  me vendet e tjera të BE-së qendron shumë poshtë pra është një nga 4 vendet që ka numrin më të ulët të vaksinuarve. Ndërkohë që në raport me vendet e rajonit lë pas vetëm Bullgarinë. Shqipëria ka vaksinuar plot 22.7% të popullsisë. Pse e refuzojnë njerëzit? Pjese më e madhe e personave që u përgjigjen diku tek 42% është se e refuzojnë vaksnimin pasi nuk janë të sigurtë për efektet anësore. Ndërkohë që 28% mendojnë se kanë fituar imunitetin natyral pasi kanë kaluar Covidin.”

Dezinfomimi dhe mungesa e infomacionit për përmbajtjen e vaksinimit, ka bërë që të rinjtë shqiptarë të mos kenë besim tek qellimi i vërtetë i vaksinës që parandalon përhapjen e koronavirusit.

Denisa Canameti: “Është besimi se cfarë efektesh anësore lë vaksina tek ata. Procesi i vaksinimit në Shqipëri filloi në janar të 2021, në 6 muaj e parë nuk pati në fushatë sensibilizuese intesive për të infomuar qytetarët mbi vaksinën. Kështu do të luftohej dezinformimi me të gjitha keqinformimet dhe mitet që qarkulluan për vaksinën. Nga anketimi që ju keni bëri cila moshë e refuzon vaksinimin? 18-29 vjec.”

Të rinjtë që hezitojnë të vaksinohen kërkojnë më tepër informacion për llojet e vaksinave covid që janë në Shqipëri.

Për të rritur numrin e të vaksinuarve kreu i qeverisë Edi Rama ditë më parë tha se arsimtarët, mjekët dhe studentët duhet të vaksinohen me patjetër. Në të kundërt studentët nuk do të pronohen në auditore.

Top Channel