Organizmi më i lartë europian i të drejtave të njeriut i kërkoi parlamentit grek të tërheqë menjëherë disa nene të përfshira në projektligjin për emigracionin, të cilat parashikojnë gjoba të rënda për shoqatat joqeveritare të cilat zhvillojnë operacione të paaprovuara shpëtimi të emigrantëve në det.
Komisionerja e të drejtave të njeriut në Këshillin e Europës, Dunja Mijatovic, e bëri të qartë në deklaratën e saj se ndryshimet e propozuara “pengojnë seriozisht e OJQ-ve për të shpëtuar jetë”. Qeveria greke i ka ashpëruar kontrollet kufitare që prej marrjes së pushtetit dy vjet më parë dhe ka premtuar masa shtesë akoma më të forta si përgjigje ndaj krizës së Afganistanit.
Ajo e zgjati së fundi një mur të sajin kufitar, dhe instaloi një rrjet kamerash sigurie. Sipas legjislacionit të propozuar që po diskutohet në parlament, pjesëtarët e shoqatave bamirëse të përfshira në operacione shpëtimit pa lejen e rojeve bregdetare mund të gjobiten me 1.000 euro ose dhe më shumë, e ç’është më e keqja, rrezikojnë edhe deri në një muaj burg. Drafti synon gjithashtu thjeshtësimin dhe përshpejtimin e procedurave te depërtimit.
Mijatovic tha se “organizatat qytetare kanë një rol kyç në mbrojtjen e të drejtave të refugjatëve, azilkërkuesve dhe emigrantëve, dhe bëjnë një punë shumë të rëndësishme sa i takon dokumentimit të shkeljeve të të drejtave të njeriut, përfshirë kthimin mbrapsht te emigrantëve të rrezikuar në mes të detit, sic raportohet të ketë ndodhur në disa raste me Greqinë, edhe pse Athina zyrtare e mohon.
Top Channel