Top Channel/ Këshilli i Europës fshikullon Greqinë: “Kujdes, po e teproni”!
04/09/2021 14:25

Organizmi më i lartë europian i të drejtave të njeriut i kërkoi parlamentit grek të tërheqë menjëherë disa nene të përfshira në projektligjin për emigracionin, të cilat parashikojnë gjoba të rënda për shoqatat joqeveritare të cilat zhvillojnë operacione të paaprovuara shpëtimi të emigrantëve në det. Komisionerja e të drejtave të njeriut në Këshillin e Europës, Dunja Mijatovic, e bëri të qartë në deklaratën e saj se ndryshimet e propozuara “pengojnë seriozisht e OJQ-ve për të shpëtuar jetë”. Qeveria greke i ka ashpëruar kontrollet kufitare që prej marrjes së pushtetit dy vjet më parë dhe ka premtuar masa shtesë akoma më të forta si përgjigje ndaj krizës së Afganistanit. Ajo e zgjati së fundi një mur të sajin kufitar, dhe instaloi një rrjet kamerash sigurie. Sipas legjislacionit të propozuar që po diskutohet në parlament, pjesëtarët e shoqatave bamirëse të përfshira në operacione shpëtimit pa lejen e rojeve bregdetare mund të gjobiten me 1.000 euro ose dhe më shumë, e c`është më e keqja, rrezikojnë edhe deri në një muaj burg. Drafti synon gjithashtu thjeshtësimin dhe përshpejtimin e procedurave te deportimit. Mijatovic tha se “organizatat qytetare kanë një rol kyc në mbrojtjen e të drejtave të refugjatëve, azilëkërkuesve dhe emigrantëve, dhe bëjnë një punë shumë të rëndësishme sa i takon dokumentimit të shkeljeve të të drejtave të njeriut, përfshirë kthimin mbrapsht te emigrantëve të rrezikuar në mes të detit, sic raportohet të ketë ndodhur në disa raste me Greqinë, edhe pse Athina zyrtare e mohon.

Top News- Rusia drejt një krize nafte/ Sulmet ukrainase përgjysmojnë punën në rafineritë kryesore
18/11 22:50
Top News- “Këtu nuk vijën dronët”, lufta zhvendoset nën tokë në Ukrainë, “braktisen” llogoret
18/11 22:30
Top Channel/ Be “ultimatum” Anglisë: Vendos nëse rikthehesh në Union
18/11 22:18
Top Channel/ Sulmi ndaj urës së Krimesë, një gjenialitet ushtarak
18/11 22:16
Top News – Përpjekjet për paqe mes Rusisë e Ukrainës/ Witkoff dhe Kushner takime në Berlin
18/11 22:10
Top News- Bullgaria nën sulm kibernetik për 5 vite/ Vidhen dokumente pa u diktuar nga autoritetet
18/11 22:00
Top News – Alarm për bombë në avionin rus/ Mbi 60 pasagjerë të evakuuar nga kërcënimi i rremë
18/11 21:40
Top News- “Cigarja IQOS dëmton enët e gjakut dhe ADN-në”, Studimi: Mjafton pak minuta përdorim
18/11 21:20
Top News- BE kredi 45 miliardë euro për Ukrainën/ 4 shtete paralajmërojnë se nuk do të financojnë
18/11 21:19
Top News- Sulme të reja izraelite në Gazë/ Bombardime dhe goditje me dronë, tre palestinezë të vrarë
18/11 21:10
Top News – Trump pritet me ceremoni madhështore. Shtrëngim duarsh e përqafime me Xi Jinping
18/11 20:10
Top Channel/ Samiti i tre fuqive, Putin provokon: BE pësoi një rënie poshtëruese
18/11 20:07
Top News – ‘Mos e ngacmoni’ Kremlinin! SHBA i kërkon Evropës, Gjermania reagon keq
18/11 16:35
Top News – Rusi-Ukrainë, 10 operacione humanitare / Zelenski propozon operacione të reja evakuimi
18/11 15:25
Top News – Gjermania ul faturat e energjisë / Redukton taksën, çmim tavan për karburantin
18/11 15:21
Top Channel/ Hulio Iglesias nën hetim penal për abuzime të dyshuara seksuale ndaj këngëtarit
18/11 15:20
Top Channel/ Irani mohon planin për atentat në Greqi, fajëson Izraelin për propagandë
18/11 15:18
Top News – Mbërrin pas 13 vitesh pritje…Fenomeni ‘Grand Theft Auto’, video-loja më e shtrenjtë
18/11 15:17
Top Channel/ AFP: Samiti Trump-Putin-Xi sjell imazhe historike, por jo marrëveshje të mëdha
18/11 15:17
Top News – Krizë e shëndetit mendor te fëmijët / Italia kufizon rrjetet sociale për të miturit
18/11 15:09