E hënë, 05 Janar 2026
13:20
Interi nuk ka plan ta mbajë Asllanin, mesfushori shqiptar propozohet te klubi i njohur i Serie A

Kristjan Asllani duket se e ka mbyllur aventurën e tij te Torino.

13:10
“Largimi i Maduros është lajm i mirë për venezuelianët”, Macron: Metoda e SHBA-së për arrestimin nuk ishte e duhura

Presidenti francez Emmanuel Macron tha gjatë një takimi të kabinetit të hënën se “metoda e përdorur” nga Shtetet e Bashkuara për të arrestuar presidentin venezuelian Nicolas Maduro “nuk mbështetet ose miratohet” nga Franca, tha një zëdhënëse e qeverisë.

13:10
“Furgoni i policisë u vonua”/ Drejtoria e Burgjeve i përgjigjet Erion Veliajt: Mjeti i policisë arriti në orar, kryebashkiaku refuzoi të dilte

Seanca gjyqësore për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, që ishte parashikuar të mbahej sot u shty për më datë 19 janar.

13:08
‘CR7 shkencëtar, peshk për Buffon dhe tani gatuaj për Theo’/Sekretet e shefit të kampionëve

Nuk ka një restorant, nuk ka logo të shndritshme, por klientët e tij kanë një vlerë merkatoje prej qindra milionë eurosh. Giorgio Barone, 51 vjecari sard është ‘shefi hije’ i futbollistëve.

13:07
U zëvendësua me Mal-in për t’u futur në shtëpi, si ishte takimi i parë mes Stelinës dhe Keijsit brenda Big Brother-it

Gjatë Prime-t të së shtunës, tre banorë të rinj u bënë pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP 5, duke u futur në një zonë të re të shtëpisë e quajtur “Akuarium”.

13:02
“Të premten mblidhet tryeza e opozitës”/ Berisha: Qeveria përdor rregulloren e Parlamentit në mbrojtje të Ballukut

Nga deklarata për mediat, kreu i PD Sali Berisha tha se kanë kaluar 20 ditë nga data e dorëzimit në parlament të kërkesës së prokurorëve për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e zv.kryeministres Belinda Balluku.

12:53
Protestat në Iran/ Grupet e të drejtave të njeriut raportojnë 16 viktima, qeveria minimizon ngjarjet: Mos bini në kurthin e armikut

Të paktën 16 persona janë vrarë gjatë një jave trazirash në Iran, thanë të dielën grupet e të drejtave të njeriut, ndërsa protestat kundër inflacionit në rritje u përhapën në të gjithë vendin, duke shkaktuar përplasje të dhunshme midis demonstruesve dhe forcave të sigurisë.

12:46
Incidente në shtëpinë e J.D. Vance në Cincinnati, thyhen dritaret e shtëpisë, arrestohet një person

Një incident ka ndodhur në shtëpinë e zëvendëspresidentit amerikan J.D. Vance në Cincinnati, në orët e para të mëngjesit të së hënës, 5 janar.

12:38
Ish-presidenti Meta kërkon zëvendësim të masës së sigurisë, mbrojtja: I ka përfunduar afati i paraburgimit

Ish presidenti Ilir Meta kërkon zëvendësim të masës së sigurisë.

12:32
Artizania e Durrësit prezanton punimet e saj me dorë, i reziston “sulmit” të mallrave kineze

Edhe pse janë ditët e para të vitit, qendra e Durrësit po i rikthehet dalëngadalë gjallërisë.

12:28
“Cigania” qindravjeçare, instrumenti muzikor që ruhet ende me fanatizëm në Librazhd

Megjithëse njeriu krijoi e ndërtoi vegla muzikore profesionale e moderne, cigania qindravjeçare vazhdon të mbajë gjallë traditën dhe të zbukurojë dasmat shqiptare. 

12:23
Ndihmohet nëna me fëmijët autikë/ Beteja nuk ka përfunduar, nis puna për gjetjen e një strehe të ngrohtë për të tre

Pas transmetimit të rastit tronditës në Top Channel, ku u pasqyrua historia e Elenës dhe dy fëmijëve të saj me autizëm, ndërgjegjja qytetare u zgjua. Një histori që preku zemrat e shumëkujt dhe nxori në pah një realitet të dhimbshëm: tre jetë që prej kohësh përballen me të ftohtin, varfërinë dhe mungesën e kushteve më bazë.

12:20
Shpërthimi me tritol ku humbi jetën Hysni Ymeri/ U la në burg, Gerti Bushati: Porositësi më tha se do ishte për të trembur dikë, jo për të vrarë

Gert Bushati është lënë me masën “arrest me burg nga Gjylata e Shkallës së Parë në Shkodër, i dyshuar në vrasjen e Hysni Ymerit.

12:18
Akuza e SPAK për “korrupsion politik”, Berisha: Po hetohem pse Argita ka përfituar një apartament 77 m2 nga privatizimi, si 1 milionë shqiptarë të tjerë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri të ditur sot se SPAK e ka akuzuar edhe për korrupsion politik kur i ka dhënë të bijës, Argitës, 1/3 e një apartamenti të privatizuar, meqenëse ajo ka qenë në atë kohë mbi 18 vjecc.

12:08
Statistikat/ Man Utd shkarkon Amorim pas 14 muajsh në krye, rekordi më i keq i shekullit në Old Trafford

Manchester United konfirmoi të hënën se u nda nga trajneri kryesor Rúben Amorim, pas barazimit 1-1 të klubit me Leeds United të dielën, i cili e la klubin nga Old Trafford në vendin e gjashtë në tabelën e Premier League.

12:04
Juventus, rikthen interesin për Kessie; futbollisti kërkon Evropën, shifrat e operacionit

Merkato e janarit e Juventusit do të nisë nga mesfusha dhe jo nga sulmi. Prioritet i trajnerit Luciano Spalletti për këtë sesion të merkatos është pikërisht përforcimi i mesit të fushës. Orët e fundit u fol për Frattesin që kërkohet edhe në Turqi, u fol edhe për Guido Rodriguez, ndërsa tani është shfaqur emri i Franck Kessie.

12:01
I dënuar me burg nga Lituania, kapet në pikën kufitare të Morinës 39-vjeçari nga Kosova

Një 39-vjeçar është arrestuar në pikën kufitare të Morinës, pasi rezulton i dënuar me 2 vite e 3 muaj burg nga autoritet lituaneze.

11:53
Teoritë konspirative mbi gjininë e Brigitte Macron, gjykata e Parisit dënon me burg 10 persona

Dhjetë persona janë shpallur fajtorë për ngacmim kibernetik ndaj Brigitte Macron, bashkëshortes së presidentit francez Emmanuel Macron, nga një gjykatë në Paris.

11:53
“Sugjeroj rrëmbimin e ‘neonazistit’ Merz”, batuta e besnikut të Putin pas arrestimit të Maduros: Do ishte e kthesë e mirë për të gjithë

Dy ditë pas arrestimit të Presidentit venezuelian Nicolas Maduro nga SHBA-të dhe transferimit të tij në Nju Jork, ish-Presidenti rus dhe Zëvendëspresidenti i Këshillit të Sigurisë, Dmitry Medvedev, sugjeroi rrëmbimin e Kancelarit “neonazist” gjerman, Friedrich Merz.

11:52
Sulmet vdekjeprurëse ruse, Ukraina përgatitet për bisedime në me liderët europianë

Pas muajsh përparimi të pasigurt në procesin e paqes, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se Kievi do të përqendrohet këtë javë te aleatët evropianë në dy takime, me shpresën për ta “përshpejtuar fundin” e luftës së Rusisë kundër vendit të tij.

11:51
Moti i keq, anulohen lundrimet nga Saranda drejt Igumenicës dhe Korfuzit

Për shkak të motit të keq dhe me det të trazuar Kapiteneria e Portit të Korfuzit ka bllokuar sot lundrimin drejt Shqipërisë dhe Igumenicës.

11:49
Vini Jr. u zëvendësua në më shumë se gjysmën e ndeshjeve që filloi nën drejtimin e Xabi Alonsos, shihni shifrat

Rifillimi i duhur i Realit të Madridit ndaj Betisit u shënua nga performanca e shkëlqyer e Gonzalo Garcías, i cili shënoi tre gola, por edhe nga një notë negative që përfshiu Vinicius Jr., i cili u zëvendësua përsëri nga trajneri Xabi Alonso.

11:46
ANALIZA në The Times/ Pse bastisja e Trumpit në Venezuelë mund ta afrojë Rusinë dhe Kinën më pranë njëra-tjetrës

Kur në vitin 1990 ekipi rrëmbyes i George H. W. Bushit kapi me forcë udhëheqësin panamez, Manuel Noriega, me akuza për drogë, kjo u pa si një mënyrë e re se si SHBA-të mund të përdornin forcë selektive për të sjellë ndryshim regjimi, duke siguruar rrugët e furnizimit të vendit dhe kufijtë jugorë. Kjo duhet të ketë shërbyer si një precedent i fortë për rrëmbimin me armë të presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro, gjatë fundjavës.

11:45
Kthimi pas pushimeve për festat e fundvitit, fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Kakavijës, radha shkon në 4 km

Pas përfundimit të festave të fundvitit në pikën kufitare të Kakavijë ka pasur fluks të lartë lëvizjesh.

11:40
Shkarkimi i Ruben Amorim, ish-mesfushori do të zëvendësojë portugezin në drejtimin e Manchester United

Pas shkarkimit të Ruben Amorim, Darren Fletcher pritet të marrë drejtimin e Manchester United në mënyrë të përkohshme, sipas gazetarit të The Athletic, David Ornstein.

11:36
“Policët tërhoqën plasmasin dhe ngrohësja më ra pas koke”, Lapaj flet për TCh nga spitali: Mjekët më kanë dhënë disa ditë pushim, por do kthehem në shesh

Kreu i Partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një intervistë për Top Channel ka folur lidhur me incidentin që ndodhi ditën e djeshme në mesnatë teksa protestonte bashkë me mbështetësit e tij para Kryeministrisë.

11:35
Reali i Madridit nuk mund të firmosë me Salah pasi iu ofrua nga agjenti i tij…

Agjentët e Salahut po ua ofrojnë atë disa klubeve në të gjithë Evropën.

11:35
Defekti në tubacionin që la qytetin e Vlorës pa ujë për 5 ditë, policia sekuestron kamerat e sigurisë

Defekti i rëndë në tubacionin kryesor 1000 mm, i cili la qytetin e Vlorës pa ujë të pijshëm për pesë ditë me radhë, nuk do të mbetet pa pasoja dhe nuk do të kalojë në heshtje nga institucionet përgjegjëse.

11:32
Sfida e presidentit për Kurtin, pengesë e parë për Vetëvendosjen pas dy muajsh kur do të zgjidhet kreu i shtetit

Zgjedhjet e 28 dhjetorit prodhuan një fitues të qartë, Lëvizjen Vetëvendosje që mori rreth 50% të votave.

11:29
U arrestua pasi ktheu godinën 3 katëshe në kazino, lirohet nga qelia 47-vjeçari në Lezhë

47-vjeçari, i cili u arrestua në flagrance si përgjegjës i kazinosë, e cila u zbulua tre ditë më parë në një godinë trekatëshe në bulevardin “Gjergj Fishta” në Lezhë, u lirua nga qelia.

11:21
Kushtet e vështira atmosferike prekin dhe detin, trageti i linjës Vlorë-Brindisi nuk ankorohet dot, shkak era e fortë

Për shkak të kushteve të vështira atmosferike dhe erës së fortë, trageti i linjës Vlorë–Brindisi nuk ka mundur të ankorojë në kalatat e portit të Vlorës, pasi ekziston rreziku i përplasjes me kalatën.

11:19
Kalimi i emigrantëve të paligjshëm drejt Britanisë, hyn në fuqi ligji për sekuestrimin e telefonave

Autoritetet britanike kanë nisur zbatimin e ligjit të ri që u lejon oficerëve të sekuestrojnë telefonat celularë të emigrantëve të paligjshëm edhe pa kryer arrestim.

11:16
Brenda Mar-a-Lagos/ Si Trump udhëhoqi operacionin për kapjen e Nicolas Maduro nga rezidenca e tij luksoze në Palm Beach

Vetëm disa orë pasi shpalli nga brenda tendës së “Tea Room” në Mar-a-Lago se udhëheqësi venezuelian Nicolas Maduro ndodhej në duart e SHBA-së dhe se Amerika po menaxhonte situatën në vend, Presidenti Donald Trump doli triumfues në verandën e klubit të tij të mbushur me të ftuar, të cilët e duartrokitën për misionin e guximshëm që ai kishte urdhëruar vetëm disa metra më parë.

11:13
Moti i keq në veri të vendit/ Reshjet e shiut bllokojnë rrugët në Malësi të Madhe, uji prezent në oborret e shtëpive

Reshjet e dendura të shiut këtë mëngjes kanë shkaktuar probleme në Bashkinë e Malësisë së Madhe.

11:05
Tenis, Djokovic largohet nga sindikata që krijoi vetë: Nuk pasqyron vlerat e mia

Novak Djokvic befason teksa largohet nga Shoqata e Tenistëve Profesionisë, sindikata e lojtarëve të cilën ai e themeloi në bashkëpunim me Vasek Pospisil dhe që vitin e kaluar ngriti padi ndaj organeve drejtuese të kësaj disipline sportive, duke shkruar në rrjetet sociale se vlerat dhe qasja e tij nuk janë më në një linjë me atë të drejtuesve organizatës aktualë të organizmit.

11:04
Zyrtare/ Mbushet “kupa” te Manchester United, Ruben Amorim shkarkohet nga drejtimi i ‘Djajve të Kuq’

Manchester United ka vendosur të shkarkojë trajnerin Ruben Amorim, vetëm pak ditë pasi portugezi sulmoi publikisht drejtuesit e klubit pas barazimit 1-1 me Leeds United.

11:03
Aksident me vdekje në aksin ‘Peqin-Elbasan’, humb jetën këmbësorja

Një aksident me pasojë vdekje është regjistruar këtë të hënë në aksin ‘Peqin-Elbasan, pranë Bradasheshit.

11:00
Kishte humbur kontaktet me familjarët që prej 1 janarit, gjendet i pajetë i moshuari në Elbasan

82-vjeçari që ishte shpallur i zhdukur prej disa ditësh është gjetur i pajetë në Elbasan.

10:56
Ndryshime në tregun global/ Çmimet e naftës bien pas arrestimit të Maduros, rriten ari dhe argjendi

Pas ngjarjeve të fundjavës në Venezuelë me arrestimin e Nicolas Maduro, çmimet e naftës ranë të hënën, pasi analistët thanë se çdo ndërprerje në eksportet e vendit do të zëvendësohej lehtësisht nga furnizimet e tjera globale.

10:55
32 kubanezë u vranë gjatë aksionit për arrestimin e Maduros, Venezuela: Dhanë jetën në krye të detyrës

Rreth 32 shtetas kubanë janë vrarë gjatë sulmeve amerikane për të kapur presidentin venezuelian Nicolás Maduro.

10:51
Legjionarët kuqezi mes më të mirëve me klubet e tyre në ndeshjet e para për vitin 2026-s

Viti 2026 ka nisur mjaft mirë për legjionarët shqiptarë, të cilët kanë spikatur me paraqitje vendimtare në fushë.

10:42
Nga pastrues rruge, spiun e postier në liderë që kontrollojnë botën, publikohen profesionet e udhëheqësve të vendeve të mëdha

Para se të merrnin rolet e tyre të fuqishëm si liderë botërorë, shumë nga figurat më të njohura politike punonin në profesione shumë të ndryshme, nga shoferë autobusi e deri te këngëtarë, DJ apo sportistë.

10:37
Babai i Neymar zbulon telefonatën ku i biri mendon tërheqjen nga futbolli për shkak të dëmtimeve: Nuk po duroj dot më…

Pak lojtarë kanë patur kaq shumë talent dhe kaq shumë barrë. Në pikën e tij më të ulët, Neymar madje vuri në dyshim nëse ia vlente të vazhdonte.

10:33
“Një nga arsyet që u arrestua Maduro ishin zgjedhjet”/ Berisha: Siç u përmbysën diktaturat në Nepal e Bangladesh, ashtu edhe këtu

Lideri i PD-së, Sali Berisha, u paraqit këtë të hënë në SPAK për masën “Detyrim Paraqitje”.

10:26
“Babalja” i TikTok gati për t’u transferuar në Shqipëri. Eugert Merizaj i dënuar 32 vite burg për vrasje në Angli

Një vrasës shqiptar që shpërndau TikToke nga qelia e tij në Mbretërinë e Bashkuar duke u lutur të dërgohej në shtëpi, më në fund do të deportohet në Shqipëri si pjesë e një skeme transferimi të të burgosurve prej 4 milionë paundësh në vit.

10:25
Drama e Kevin Kampl; largohet nga Leipzig për t’u kujdesur për familjen: Vëllai im ndërroi jetë, babai është keq; kthehem në shtëpi

Për Kevin Kampl, 35 vjeç dhe mesfushor i Leipzig, erdhi momenti të thotë ‘mjaft’ në futboll thuajse në mënyrë përfundimtare. Por kjo e sllovenit nuk është një lamtumirë si e të gjithë futbollistëve të tjerë, pasi ai ka vendosur të zgjidhë kontratën me skuadrën gjermane jo për shkak të moshës, por për një zgjedhje zemre; të kthehet në shtëpi dhe t’i qëndrojë pranë familjes e goditur nga nga një dramë e dyfishtë

10:20
Zbulohet arsyeja e shtyrjes së seancës për Veliajn, avokatët: Kryebashkiaku ishte në pritje që prej orës 7, ndërsa furgoni i policisë..

Zbulohet arsyeja e shtyrjes së seancës për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

10:16
Berisha mbërrin në SPAK për masën “detyrim paraqitje”, pritet nga simpatizantët e tij

Sali Berisha ka mbërritur në SPAK këtë të hënë për të respektuar masën “Detyrim Paraqitje”.

10:05
Protesta e “Shqipëria Bëhet”/ Procedohet penalisht Adriatik Lapaj, arrestohen dhe katër persona të tjerë

Policia e Tiranës ka njoftuar se ka shoqëruar proceduar Adriatik Lapajn dhe arrestuar disa persona, si dhe ka nisur procedime penale ndaj të tjerëve, pas ngjarjeve të regjistruara gjatë protestës së zhvilluar nga “Shqipëria Bëhet” dje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

09:57
Mot i keq në Adriatik, ndryshojnë lundrimet e trageteve Durrës–Bari

Kushtet e pafavorshme të motit kanë ndikuar në lundrimet e trageteve në linjën Durrës–Bari.

09:48
Shtyhet gjyqi paraprak për kryebashkiakun Erion Veliaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës

Këtë të hënë ishte parashikuar të mbahet gjyqi paraprak për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.

09:43
Sporti shqiptar në zi/ U përplas nga një makinë, ndahet nga jeta ish-futbollisti i Flamurtarit Pandeli Opingari

Ka ndërruar jetë këtë të diel Pandeli Opingari, një nga figurat më të respektuara të sportit vlonjat dhe ish-lojtar i Flamurtarit, pas plagëve të marra në një aksident rrugor dy ditë më parë, teksa po kalonte rrugën në vijat e bardha në qytetin e Vlorës.

09:35
Chelsea gjen trajnerin e ri, zëvendësuesi i Marescës zbarkon në Londër

Trajneri në pritje i Chelseat, Liam Rosenior, ka mbërritur të dielën në Londër ndërsa po përgatitet të marrë detyrën në “Stamford Bridge”, si zëvendësues i Enzo Marescës.

09:31
Rekord historik në turizëm, mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025 në Shqipëri

Shqipëria ka shënuar një tjetër rekord historik në turizëm.

09:26
Ndërron jetë në moshën 95-vjeçare mbijetuesja e Holokaustit, ja lidhja e saj familjare me Anne Frank

Eva Schloss, mbijetuese e Holokaustit që kishte lidhje familjare me Ana Frank, e cila punoi pa u lodhur për t’ua përcjellë kujtimin e saj të rinjve, vdiq në Londër të shtunën në moshën 96 vjeç, njoftoi fondacioni që mban emrin e saj.

09:17
Protesta para Kryeministrisë/ Lapaj u lëndua pasi i ra në kokë bombola e gazit, reagon Ministria e Shëndetësisë: Ndodhet nën kujdesin e mjekëve

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar pas incidentit të djeshëm në protestën e partisë “Shqipëria Bëhet” para kryeministrisë ku mbeti i lënduar kryetari i saj, Adriatik Lapaj.

09:07
Sot gjyqi për Maduron, ngrihet një tjetër aktakuzë/ SHBA: Ishte bosht i një karteli shtetëror droge

Prokurorët amerikanë akuzojnë presidentin e Venezuelës, Nicolás Maduro, se është figura kyçe e një karteli të përbërë nga zyrtarë të lartë politikë dhe ushtarakë, të cilët për dekada kanë bashkëpunuar me grupe të trafikut të drogës dhe organizata të shpallura terroriste nga SHBA-ja për të përmbytur tregun amerikan me kokainë.

08:56
Kina i kërkon SHBA-së lirimin e menjëhershëm të Maduros: Shkelje e ligjit ndërkombëtar

Kina i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara të lirojnë menjëherë presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, duke e cilësuar operacionin ushtarak amerikan për kapjen e tij si shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar.

08:46
“Na duhet Groenlanda”/ Kryeministrja e Danimarkës i kërkon Trumpit të ndalë kërcënimet: Nuk është në shitje

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, i ka kërkuar publikisht presidentit amerikan Donald Trump të ndalë “kërcënimet” për marrjen e Groenlandës, duke theksuar se SHBA nuk ka asnjë të drejtë të aneksojë territorin.

08:41
Era e fortë rrëzon pemët dhe bllokon rrugën e Llogarasë, dëmtohen edhe linjat elektrike

Era e fortë që ka fryrë gjatë natës në jug të vendit ka shkaktuar rënien e disa pemëve, të cilat për pasojë kanë bllokuar rrugën e Llogarasë.

08:40
U transportua në mesnatë te Trauma pasi i ra në kokë një bombol gazi, reagon Lapaj: Dhjetëra forca u sulën mbi ne, bëj përgjegjës…

Kryetari i Partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka reaguar në Facebook pas incidentit që ndodhi ditën e djeshme në mesnatë teksa protestonte bashkë me mbështetësit e tij para Kryeministrisë.

08:33
E rëndë në Sarandë, 85-vjeçarja bie nga kati i tretë i pallatit, ndërron jetë në sallën e operacionit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e ditës së djeshme rreth orës 19.30 në qytetin e Sarandës ku një 85-vjeçare ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga ballkoni në katin e tretë të një pallati.

08:28
Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, plagosen dy persona, arrestohen dy të dyshuar

Mbrëmjen e ditës së djeshme policia e Kosovës ka bërë me dije se ka patur të shtëna me armë zjarri në Podujevë.

08:24
Trump dhe Musk “shkrijnë akujt” pas përplasjes publike, darkojnë në Mar-a-Lago

Presidenti Donald Trump dhe miliarderi Elon Musk duket se kanë rregulluar marrëdhënien e tyre pas muajsh tensionesh publike.

07:46
“Njerëzit tanë janë në kontakt me presidenten e përkohshme të Venezuelës”, Trump: Ndërhyrje në Kubë? Ai shtet do shkatërrohet vetë

Presidenti amerikan, Donald Trump tha se  se njerëzit e tij janë në kontakt me presidenten e përkohshme të Venezuelës, Delcy Rodriguez, por nëse ajo nuk i dëgjon udhëzimet e SHBA-së, do të përballet me një fat të ngjashëm me atë të Maduros.

07:35
Trump e akuzoi si trafikant droge, reagon presidenti kolumbian: Ndaloni së shpifuri për mua

Presidenti kolumbian Gustavo Petro hodhi poshtë të dielën kërcënimet dhe akuzat e homologut të tij amerikan Donald Trump, i cili vazhdon ta akuzojë atë për trafik droge.

07:22
“Sekreti” i fotos së Maduros, analiza e ekspertit: E çorientuan dhe e filmuan që të mos zvarrisë gjyqin

Fotografia e presidentit venezuelas Nicolas Maduro, i arrestuar dhe i shoqëruar në bordin e një anijeje ushtarake amerikane nuk është e rastësishme dhe as simbolike.

07:10
Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe reshje shiu të herëpashershme, parashikimi i motit për këtë të hënë

Ditën e Hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

01:33
Tifozët e Valencias të nxehur pas humbjes me Celta Vigon, shkatërrojnë autobusin e ekipit

Ngjarja ndodhi pas humbjes së rëndë 4-1 ndaj Celtës në Vigo

01:27
Lautaro shënon golin e 125-të në Serie A, barazon rekordin e Higuain, por ka ende rrugë për kreun

Lautaro Martinez shënon përsëri, duke u bashkuar me Gonzalo Higuain si golashënuesi i katërt më i mirë argjentinas në historinë e ligës italiane. Ai është gjithashtu pesë pikë larg podiumit.

E diel, 04 Janar 2026
23:03
‘Mundësi e madhe’ Harry Kane ka lajme të reja për të ardhmen mes Bundesligës dhe Premier League

Harry Kane ka zbuluar se diskutimet për një zgjatje të kontratës me Bayern Munich do të zhvillohen.

22:55
Maduro dhe gruaja e tij burgosen në New York, Trump kërcënon pasardhësen Rodriguez. Reagime nga e gjithë Bota

Presidenti Nicolas Maduro dhe gruaja e tij, Zonja e Parë Cilia Flores, po mbahen në një qendër paraburgimi në New York pas kapjes së tyre në sulmet ajrore amerikane ndaj Venezuelës të shtunën.

22:53
Inter perfekt, zikaltrit mundin më në fund Bolognën dhe rimarrin kreun e Serie A

Një mbrëmje perfekte për Interin dhe kapitenin e tij, Lautaro Martínez, i ka sjellë zikaltërve tre pikë të rëndësishme dhe konfirmimin në krye të renditjes.

22:46
“Largimi i Maduros nga skena politike”, Meloni në bisedë telefonike me udhëheqësen e opozitës venezueliane: U diskutua për të ardhmen e vendit

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni zhvilloi sonte një bisedë telefonike me udhëheqësen e opozitës venezueliane, Maria Corina Machado.

22:41
Foto/ Vedat Muriqi njësoj si Nicolas Maduro, “Marca”: Veshja e presidentit të Venezuelës ngjason me atë të yllit dardan

Arrestimi i presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, vijon të jetë në qendër të vëmendjes mediatike në mbarë botën.

22:36
Kupa e Afrikës / Kameruni mund Afrinën e Jugës dhe shkon në çerekfinale ku e pret Maroku

Kombëtarja e Kamerunit gjithashtu ka siguruar çerekfinalen e Kupës së Afrikës.

22:29
Arrestimi i Maduros, reagon Kaja Kallas: Respektoni vullnetin e popullit, vetëm kështu Venezuela do e rikthejë demokracinë

Bashkimi Evropian ka bërë thirrje për “qetësi dhe vetëpërmbajtje nga të gjithë aktorët”, për të shmangur përshkallëzimin e situatës pas ndërhyrjes së Shteteve të Bashkuara në Venezuelë.

22:21
Talenti gjerman çmend drejtuesit e Bayern Munich: Dua te luaj per Realin e Madridit

Mesfushori Lennart Karl ka shprehur dëshirë që në të ardhmen e afërt të luajë për Real Madridin.

22:18
“Tranzicion, demokraci dhe liri”/ Të mbështjellë me flamuj venezuelianë, mijëra njerëz protestojë në mbarë botën: Të lirohen…

Më shumë mbështetës të opozitës janë mbledhur në qytete anembanë botës për të kërkuar që Edmundo González të marrë presidencën dhe që të gjithë të burgosurit politikë të lirohen.

22:09
Plas tek Manchester United, Amorim largohet nga konferenca i nevrikosur: Do të iki nga Manchesteri…

Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, u largua me nxitim nga konferenca për shtyp pas barazimit 1-1 me Leeds të dielën.

21:45
Torino merr një fitore të rëndësishme, Ismali shkëlqen me një asist, Asllani e shikon nga stoli

Torino ka marrë fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Veronës.

21:39
“Groenlanda nuk është në shitje”/ Kryeministrja daneze i bën thirrje Trumpit: Boll me kërcënime ta pakuptimta

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, i ka bërë thirrje të drejtpërdrejtë Presidentit amerikan Donald Trump që të ndalë kërcënimet lidhur me marrjen nën kontroll të Groenlandës, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara nuk kanë asnjë të drejtë ta aneksojnë territorin.

21:39
“Operacion i ekzekutuar në mënyrë të përsosur”, Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së: Kapja e Maduros kërkoi muaj të tërë koordinimi

Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi ka deklaruar se operacioni për kapjen e Maduros kërkoi muaj koordinimi, planifikim të detajuar dhe ekzekutim të pandërprerë në të gjithë komponentët e qeverisë federale.

21:37
Ngjarja e rëndë në familjen Pisacane, nëna e trajnerit të Cagliarit: Po na prisnin…

Pas frikës së madhe, dalin detaje të reja në lidhje me pritën që iu rezervua Gianluca Pisacane, vëllait të trajnerit të Cagliarit në natëm mes të premtes dhe të shtunës në ‘Quartieri Spagnoli’, kur u zu në pritë nga 3 burra me fytyrë të zbuluar.

21:25
E shqetësuar për regjimin e destabilizuar të Venezuelës, Kolumbia vendos ushtrinë e saj në kufi

Në zonën kufitare mes Kolumbisë dhe Venezuelës, qeveria kolumbiane i ka shndërruar shqetësimet për një regjim të destabilizuar në masa konkrete ushtarake.

21:15
Vedat Muriqi e nis 2026 me gol, por Mallorca pëson disfatë ndaj Gironës (VIDEO)

Vedat Muriqi e nisi vitin 2026 ashtu sic di ai, duke shënuar gol. Sulmuesi i kombëtares së Kosovës la gjurmën e tij me skuadrën e Mallorcës në ndeshjen e saj të parë për vitin e ri në kampionatin spanjoll, por për fat të keq nuk i shërbeu skuadrës së tij në përballjen me Gironën.

21:13
“Precedent i rrezikshëm për paqen”/ Brazili, Meksika e Spanja dalin kundër veprimeve të SHBA-së në Venezuelë: Bien ndesh parimeve të Kartës së OKB-së

Qeveritë e Brazilit, Kilit, Kolumbisë, Meksikës, Uruguait dhe Spanjës kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët, duke riafirmuar angazhimin e tyre ndaj parimeve të Kartës së OKB-së.

21:03
Çfarë po ndodh me Kristjan Asllanin? Torino gati ta kthente te Interi, drejtori sportiv bën “mea culpa”: Është i rëndësishëm për ne, por…

E ardhmja e Kristjan Asllanit te Torino mbetet në pikëpyetje, teksa klubi po shqyrton seriozisht mundësinë e ndërprerjes së parakohshme të huazimit të mesfushorit shqiptar.

20:54
“Mosmirënjohëse, prisja një faleminderit”/ I dha imunitet duke e ftuar në ‘Akuarium’, Mateo i zhgënjyer nga Brikena: Nuk u bëra pishman, por…

Banori i ri i Big Brother Vip, ka folur në dhomën e rrëfimit pas situatës së krijuar me Brikenën gjatë ‘Prime” të natë së kaluar.

20:44
Video/ Guardiola ndalet nga trajneri që nuk kishte drejtuar kurrë, Chelsea i merr një pikë Manchester Cityt dhe i jep asist Arsenalit

Chelsea ka arritur të marrë një pikë të vlefshme në transfertë ndaj Manchester City-t, duke barazuar 1-1 në “Etihad Stadium” në kuadër të Premier League.

20:37
“Do të largohem, mirupafshim”/ Stine bën gati valixhet, Iliri përlotet, cili ishte plani i banorit

Një situatë e pazakontë ndodhi pasditen e së dielës në shtëpinë e Big Brother.

20:36
Tragjedia në Zvicër/ Identifikohen 24 nga 40 viktimat e zjarrit, mes tyre të mitur nga Italia, Zvicra, Franca dhe Turqia

Autoritetet zvicerane kanë identifikuar 24 nga 40 viktimat të zjarrit që ra në një bar në Crans-Montana natën Vitit të Ri.

20:28
Nga krahasimi me Raul, te tregolëshi në ‘Bernabeu’: Kush është Gonzalo Garcia, ylli i ri i Realit të Madridit.

Me Kylian Mbappe në infermieri, ndeshja ndaj Betisit ishte shansi i madh për Gonzalo Garcia, sulmuesin spanjoll 21 vjecar të Realit të Madridit dhe ai nuk e shpërdoroi. Në ndeshjen e tij të dytë si titullar, futbollisti i formuar në akademinë e Los Blanco dhuroi spektakël duke shënuar një tregolësh në 60 minuta duke cuar në delir të gjithë ‘Santiago Bernabeun’

20:10
Fenerbahçe këmbëngul për Nkunku; lojtari nuk është i bindur, Milani do të paktën 35 milionë euro

Christopher Nkunku vazhdon të jetë në shënjestrën e Fenerbahçe që drejtohet nga Domenico Tedesco. Trajneri italian e kërkon sulmuesin francez për të marrë kryesimin në kampionatin turk, që për momentin e kanë rivalët e Galatasaray.

20:05
Maduro dhe gruaja e tij të burgosur në New York, zbulohet data se kur do të dalin para gjykatës

Presidenti venezuelian Nicolás Maduro dhe gruaja e tij Cilia Flores do të paraqiten në gjykatën federale të Manhattanit të hënën.

19:59
Tronditëse/ Po trajtohej për problemet me shëndetin mendor, 90-vjeçari vret vajzën e tij

Një ngjarje e rëndë ka tronditur provincën e Modenës në Itali, ku një burrë 90-vjeçar dyshohet se ka vrarë vajzën e tij 60-vjeçare.

19:47
Shqipëria, qendra të reja emigrimi/ Miratohet plani i kontigjencës, mes atyre që përdorën vendin tonë si tranzit edhe 100 rusë

Shqipëria e ka gati planin kombëtar të kontigjencës për migrantët e paligjshëm që botuar në fletoren zyrtare në fund të dhjetorit, duke përshkruar detyrat që duhet të përmbushen nga 2026 deri 2028.

19:35
“Do të përballet me pasoja të rënda”/ Trump kërcënon Rodriguez: Nëse nuk bën gjënë e duhur, e pret një çmim më i lartë se ai i Maduros

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka lëshuar deklarata të forta ndaj drejtuesve të Venezuelës, duke kërcënuar drejtpërdrejt presidenten e përkohshme të vendit, Delcy Rodríguez.

19:24
Aksident me vdekje në Durrës, 68-vjeçari përplaset nga makina dhe humb jetën

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në Durrës, në rrugën paralel me Portin.

18:57
Opinion/ Preç Zogaj: Oborri me shtrirje në Shqipëri i shtëpisë amerikane

Nga Preç Zogaj*