“Orban cilësohej regjim pa bashkëpunuar me krimin”/ Anëtarja e kryesisë së PD krahason zgjedhjet në Hungari me Shqipërinë: Këtu ka diktaturë…

16/04/2026 22:36

Anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike, Ilda Zhulali, ka krahasuar në “Top Story” zgjedhjet e fundit parlamentare që u mbajtën në Hungari me Shqipërinë.

Ajo u shpreh se e gjithë Europa e ka në vëmendje rënien e Orban, i cili quhej regjim edhe pa bashkëpunuar me krimin.

Zhulali shtoi se Shqipëri po funksionon e kundërta, duke shtuar se Edi Rama po qëndron në krye të qeverisë vetëm duke goditur opozitën.

“Edi Rama e ka qeverinë të pambrojtshme. Spitalet janë rrezik. Shkollat janë rrezik. Ushqimet janë rrezik. Edi Rama nuk ka asnjë mënyrë që të mbrojë qeverinë e tij. Ai ka vetëm një qëllim. T’i bjerë opozitës deri në fund. Në të gjithë këtë përpjekje që Rama po bën, e cila është e vetmja armë që ka në dorë për të mbajtur veten në pushtet.

Sot e gjithë Europa e ka vëmendjen te si ra Viktor Orban. Ai nuk kishte as narkoshtet dhe as bashkëpunim me krimin, edhe sërish cilësohej si regjim. Në Budapest ka fituar opozita. Aty arrijnë të bëhen zgjedhje ku fiton opozita. Nuk ka narkoshtetin, nuk ka bashkëpunimin me krimin dhe ka proces të lirë të zgjedhjeve. Në Hungari ka një shoqëri civile të gjerë.

A keni dëgjuar ju shoqëri civile të mobilizohen për ndonjë gjë në Shqipëri? Ke vetëm aktivistë aty-këtu për të mbajtur gjallë opozitarizmin. Nuk po flas për PD-në, por për opozitarizmin. Sot ne nuk kemi asnjë tipar të ngjashëm me një shtet demokratik, por kemi një sistem të ngjashëm me një diktaturë dhe më të keqe se ajo që ka qenë. Këtu ka protesta dhe ata njerëz që dalin në protesta janë njerëz të lirë dhe heronj. Të dalësh në protestë përballë kësaj qeverisje është heroizëm”, tha Zhulali.

Top Channel