Donald Trump shpalli armëpushimin 10-ditor mes Izraelit dhe Libanit, kryeministri Najib Salam mirëpret njoftimin
Guvernatori i Nju Xhersit, Mikie Sherrill, teksa fajësoi FIFA-n, tha se ajo duhet të subvencionojë transportin për tifozët që do të shkojnë në Kupën e Botës këtë verë, pasi biletat e trenave nga Penn Station në New York deri në MetLife Stadium mund të arrijnë më shumë se 100 dollarë, një rritje shtatëfish nga çmimi normal.
Sherrill paralajmëroi se qyteti nuk do t’i ngarkojë udhëtarët me kostot e larta të transportit, duke theksuar se FIFA përfiton miliarda nga ngjarja, ndërsa NJ Transit përballet me një faturë prej 48 milionë dollarësh për të transportuar tifozët në mënyrë të sigurt.
Biletat e trenave do të jenë mbi 100 dollarë për një udhëtim 30-minutësh, teksa kostot e parkimit të makinave mund të arrijnë në 225 dollarë.
Kjo rritje pason edhe rritjen e çmimeve për stadiumin Gillette në Foxborough, ku biletat e trenit shkojnë deri në 80 dollarë, dhe autobusi deri në 95 dollarë.
MetLife Stadium do të presë tetë ndeshje, përfshirë një ndeshje grupi të Anglisë dhe finalen më 19 korrik.
Një zëdhënës i FIFA-s tha se organizata ishte “e befasuar” nga komentet e Sherrill. Marrëveshjet origjinale të 2018 kërkonin transport falas për tifozët, por në 2023 FIFA përshtati kërkesat, duke kërkuar që të gjithë mbajtësit e biletave të përdorin transportin me kosto të ulët, jo falas.
FIFA theksoi se ka punuar me qytetet pritëse për planet e transportit dhe fonde federale për mbështetjen e tyre.
Top Channel