Sezoni i rregullt i Kategorisë Superiore po shkon drejt fundit teksa kanë mbetur edhe 5 ndeshje për t’u zhvilluar dhe më pas do të luhen ndeshjet e fazës së ‘Final Four’.

Në këtë pikë Federata Shqiptare e Futbollit bën të ditur se ka nxjerrë në shitje biletat e kësaj faze të kampionatit shqiptar duke nisur nga kjo e enjte.

Në fazën e ‘Final Four’, do të përballen mes tyre 4 skuadrat më të mira që do të dalin në përfundim të 36 javëve të kampionatit me ndeshjet që do të luhen në ‘Air Albania Stadium’.

Çmimet e biletave për ndeshjet e raundit të parë dhe të dytë, që përkojnë me katër ndeshjet e para më 16, 17, 23 dhe 24 maj, nisin nga 500 lekë në tribunat e kategorisë 3 dhe 4. Biletat në tribunat e kategorisë 2 kushtojnë 1000 lekë, ndërsa në kategorinë 1 çmimi është 1500 lekë. Biletat në sektorin Premium kushtojnë 2000 lekë, në tribunën VIP 3000 lekë, ndërsa në sektorin VVIP 5000 lekë.

Për raundin e tretë, që përfshin dy ndeshjet e fundit më 29 dhe 31 maj, çmimet nisin nga 500 lekë në tribunat e kategorisë 3 dhe 4. Në tribunat e kategorisë 2 çmimi është 1500 lekë, ndërsa në kategorinë 1 është 2000 lekë.Biletat në sektorin Premium kushtojnë 2500 lekë, në tribunën VIP 3500 lekë, ndërsa në sektorin VVIP 5500 lekë.

Kalendari i Final Four:

Vendi 1 kundër Vendit 4, 16.05.2026, ora 19:00

Vendi 2 kundër Vendit 3, 17.05.2026, ora 19:00

Vendi 1 kundër Vendit 3, 23.05.2026, ora 19:00

Vendi 2 kundër Vendit 4, 24.05.2026, ora 19:00

Vendi 3 kundër Vendit 4, 29.05.2026, ora 19:00

Vendi 1 kundër Vendit 2, 31.05.2026, ora 19:00

Biletat për ndeshjet e “Final Four” mund të blihen online në platformën ebileta.al .

 

Top Channel