Alfred Lela është larguar nga studio e ‘Top Story’ pas përplasjes me moderatoren dhe autoren Grida Duma.

Debati nisi pas një komenti të Lelës ndaj moderatores Duma. Pas kësaj, drejtorit të komunikimit të PD-së, i është kërkuar nga vetë Grida Duma të largohet nga studio.

Pjesë nga debati:

Alfred Lela: Diskutimi për IPARD-in është shumë me lidhje për mijëra fermerë shqiptarë.

Grida Duma: Krejt pa lidhje është.

Alfred Lela: Jo, po duhet të flas opozita çfarë do Top Channel.

Grida Duma: Top Channel, Lela, të do ty këtu për të thënë të vërtetën, se me këto rritet audienca.

Alfred Lela: Pse, çfarë ishte e pavërtetë? Topi është i jot, penalltinë gjuaje vetë.

Grida Duma: Te fusha ime nuk gjuan dot penallti ti, sado të zgërdhihesh. Se çdo ‘Topi’ ta tregojë unë tani. Topi do që këto deputetët e Tiranës, që po i bëni ju fresk, të shkojnë te ato pallatet atje.

Alfred Lela: Gishtin mos ma drejto mua, se nuk jam zëdhënësi yt, as rrogëtari yt. Atë gishtin fute ku të duash. Mos ma drejto gishtin mua.

Grida Duma: Ia drejtoj kujtdo që vjen në studion time për qejf.

Alfred Lela: Mos ma drejto gishtin mua.

Grida Duma: Ta drejtoj gishtin 100 herë dhe të nxjerr edhe jashtë sa herë të dua për mungesë etike. Të ikësh, Lela, që çke me atë punë. Dhe fute ti gishtin pastaj. Hajde, ik.

Top Channel